Nivel i dobët i stomatologëve, farmacistëve e mjekëve
15/02/2012 Provimi i shtetit, mbetësit nga universitetet private, te stomatologjia merret vetëm një notë 10
Nota mesatare te stomatologët 6.2, mjekët 7.3, te farmacia 44.9 % mbetës
Kryerja e studimeve të larta dhe marrja e një diplome në fakultet nuk është kusht i mjaftueshëm për të gëzuar të drejtën e ushtrimit të profesionit. Kjo gjë është faktuar më së miri me rezultatet e dobëta të dëshmuara në sezonin e parë të provimeve të shtetit, që u zhvilluan gjatë muajit janar, ku mjekët, stomatologët, infermierët dhe farmacistët kanë raportuar mangësi të shumta në njohuritë profesionale, duke penalizuar me mosmarrjen e licensës profesionale. Farmacistët, infermierët dhe stomatologët kanë rezultuar më problematikët në këtë drejtim. Gjatë ditës së djeshme drejtuesit e Urdhrit të Mjekut kanë detajuar rezultatet e arritura në testimet e bëra nga mjekët, stomatologët dhe farmacistët e rinj. Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, ka ngritur shqetësimin se krahas numrit të lartë të mbetësve është raportuar edhe një nivel tepër i ulët e rezultateve të arritura nga kaluesit, ku për stomatologët mesatarja e përgjithshme ka zbritur në nivelin 6.2, ndërsa për mjekët në 7.3. Ky problem shfaqet edhe më shqetësues te stomatologët, pasi nga 148 që e dhanë provimin, 39 persona nuk kaluan fare dhe nota mesatare e kaluesve ka rezultuar tepër e ulët, përkatësisht me 6.2. Vetëm një nga studentët e stomatologjisë është vlerësuar me notën 10. Edhe në këtë rast pjesa dërrmuese e problematikëve u përkasin fakulteteve private. Kundrejt këtyre rezultateve shqetësuese drejtuesit e urdhrave u kanë kërkuar strukturave të arsimit që të ndërhyjnë në forcimin e llogaridhënies në universitete dhe kryesisht në ato private, ku janë evidentuar pjesa më e madhe e mbetësve e rezultateve më të ulëta. "Duhet një bashkëpunim më i mirë midis partnerëve, institucioneve, me qëllim që të gjithë t’i njohin detyrat e tyre dhe të angazhohen maksimalisht që praktika profesionale të arrijë qëllimin e saj", - ka deklaruar Abazaj. Të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe kreu i Urdhrit të Farmacistëve Arian Jaupllari. “Nga 538 farmacistë që iu nënshtruan provimit të shtetit në sezonin e parë, kalueshmëria është 52.02 për qind dhe nuk kanë fituar provimin e shtetit 44.98 për qind. Renditur sipas universiteteve gjithsej kanë ngelur 242 kandidatë për provimin e shtetit, nga të cilët 24 janë ngalës të Universitetit shtetëror të Tiranës", - shprehet Jaupllari. Një tjetër shqetësim i ngritur nga drejtuesit e këtyre urdhrave ka të bëjë me heshtjen që po tregojnë bluzat e bardha në marrjen e licensës pranë këtij institucioni, ku kryesisht mjekët e palicensuar i takojnë qarkut të Tiranës.
Rezultatet sipas profesioneve
Nga 148 kandidatët e përfshirë në provimin e shtetit për profesionin e stomatologut 39 prej tyre, ose 27 për qind e pjesëmarrësve, kanë rezultuar mbetës.
Rreth 34 për qind e mbetësve, ose 33 prej kandidatëve që kanë rezultuar mbetës u përkasin universiteteve private. Të ulëta janë edhe rezultatet e notave për ata që kanë kaluar.
Nota mesatare e stomatologëve që kanë marrë provimin e shtetit është 6.2 dhe vetëm një kandidat ka rritur të marrë vlerësimin maksimal - notën 10. Pjesa dërrmuese e aplikuesve me notën 5, 6 dhe 7.
Nga 106 mjekët e testuar 23 mjekë të përgjithshëm, ose 21.7 %, nuk kanë kaluar provimin e shtetit. Ndërsa nota mesatare e arritur prej tyre është 7.3.
Nga 538 farmacistë që iu nënshtruan provimit të shtetit, 44.98 për qind e tyre rezultuan mbetës. Renditur sipas universiteteve gjithsej kanë ngelur 242 kandidatë, ku vetëm 24 prej tyre i përkasin publikut, pjesa tjetër e diplomuar në universitetet private.