Matura, më 20 shkurt nis plotësimi i A1 dhe A1Z
15/02/2012 Provimet nuk do zhvillohen më në shkolla por pranë universiteteve. Ja koeficientet.
Afatet dhe rregullat për plotësimin e dy formularëve nga maturantët e rinj dhe ata të vjetër
Java e ardhshme do të shënojë hapjen e garës së konkurrimit për maturantët që duan të vijojnë studimet në shkollat e larta publike. Sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e maturës për provimet e 2012-s, saktësohet se deri më datën 20 shkurt maturantët do të kanë marrë në duar formularin A-1 dh A-1Z, ku do të listojnë dy apo tri lëndët që duan të japin si provime me zgjedhje. Plotësimi i këtij formulari do të nisë më datën 20 shkurt dhe do të përfundojë më 10 mars. Pavarësisht gjendjes së rënë të krijuar në zonat e izoluara nga bora, specialistët e Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se këto afate do ti zbatojnë edhe maturantët e këtyre zonave. Për këta të fundit, që kanë më shumë se dy javë që nuk zhvillojnë mësim, specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë vendosur që të organizojnë kurse intensive brenda shkollës për tu ardhur në ndihmë këtyre maturantëve në plotësimin e formularit brenda limiteve kohore të përcaktuara. Provimet e maturës gjatë këtij viti do të shoqërohen me një sërë ndryshimesh, ku risi parashikohet të jetë edhe vendi ku do zhvillohen testimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Për të shmangur praktikat e kopjimeve apo abuzimeve që mund të bëhen, po mendohet që testimet e maturës të mos zhvillohen më në shkollat e mesme, por të zhvendosen drejt hapësirave më ë mëdha në universitete, ku mbikëqyrja mund të jetë edhe më e lartë.
Plotësimi
"Po bëjmë përpjekje për të riparë dhe një herë të gjithë planin mësimor dhe për të bërë një mësim intensiv në kuptimin e mirë, për të qëndruar pranë këtyre maturantëve nëpërmjet urdhrit që ne kemi të ministrit të Arsimit për konsultime. Më datën 15 ne e kemi me rregulloren e maturës shtetërore që miratojmë formularin A-1 dhe A-1/Z. Nga data 20 deri më 10 mars ata kanë kohë për ta plotësuar. E rëndësishme për ta është të dinë njëherë koeficientet, sepse nuk presupozohet që më datën 20 i gjithë fluksi të shkojë dhe ti plotësojë. Prandaj ne kemi lënë një kohë të gjatë", - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme specialisti pranë Ministrisë së Arsimit Ndriçim Mehmeti. Disa javë më parë është publikuar edhe rregullorja e provimeve të maturës, ku janë përcaktuar rregullat e konkurrimit që do të duhet të ndjekin maturantët e rinj dhe ata të vjetrit. Këtë vit maturantët do të përballen me një rregullore ndryshe. Kjo pasi specialist pohojnë se ka ndryshuar vendi ku do të zhvillohen testet, por edhe koeficienti i shkollës. Tashmë të rinjtë do të futen në garë të barabarte me të njëjtin koeficient, pasi nuk ka më gjimnaze të profilizuara.
Kush i jep provimet
Provimet e maturës i jep çdo maturant apo kandidat që ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme, ka marrë dëftesë pjekurie dhe ka plotësuar formularin e aplikimit A-1 dhe A-1Z. Çdo maturant mbetës në provimet e maturës ka të drejtën e riprovimit të lëndës në sesionet e ardhshme. Ai ka të drejtë të konkurrojë për programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm pasi të ketë fituar të gjitha provimet e maturës. Maturantët do të testohen në dy provimet e detyruara në matematikë dhe Letërsi e Gjuhë shqipe si dhe në dy apo tre lëndët me zgjedhje që do të rendisin në formularin A1 dhe A1Z.
Si do të procedojnë kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para 2011–2012-s e do të japin provimet me zgjedhje
Kandidatët që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2011–2012, por nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje për të vazhduar studimet e larta publike do ti japin ato. Regjistrimi për provimet me zgjedhje do të bëhet:
1. Në shkollat ku kandidatet kanë kryer shkollën e mesme, si dhe pranë komisioneve të maturës në drejtoritë arsimore të rrethit përkatës kur shkolla e tyre nuk ekziston më. Në këtë rast duhen paraqitur dokumentet përkatëse:
a) kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve me zgjedhje të detyruar;
b) dëftesën e pjekurisë/kopje të noterizuar me fotografi të dëftesës së pjekurisë/vërtetimin me fotografi që ka përfunduar shkollën e mesme, i cili përmban notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse bazuar në amzën e shkollës apo dokumentin e lëshuar nga arkivi i shtetit dhe legalizuar nga titullari i drejtorisë arsimore, si dhe kopje të noterizuar të pasaportës ose kartës së identitetit. Për këta kandidatë caktohet edhe vendi se ku do të japin provimet.
Kandidatët që i janë nënshtruar maturës shtetërore 2006 e në vijim nuk japin provimet e detyruara kur janë pajisur me dëftesë pjekurie.
Maturantët e para 2005–2006, procedura e regjistrimit për provimet e detyruara e me zgjedhje
Çdo maturant që është vlerësuar kalues në vitin e fundit të shkollës së mesme para vitit shkollor 2005–2006, por nuk ka fituar dëftesën e pjekurisë jep provime të detyruara dhe me zgjedhje. Provime të detyruara për ta do të jenë lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi dhe matematikë. Për shkollat profesionale dhe socialkulturore në rastet kur maturanti ka fituar dëftesën, si provime të detyruara do të njihen:
a. letërsia dhe matematika, nëse janë dhënë e fituar të dyja;
b. letërsia ose matematika, nëse është dhënë e fituar njëra prej tyre;
c. një ose dy nga provimet sipas planit mësimor të shkollës së tyre të vlerësuara me rezultat më të lartë.
Maturanti plotëson dhe dorëzon formularin A-1Z në shkollën që i përcaktohet, pasi ka paraqitur te komisionet e maturës në drejtoritë arsimore dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve.
2. Vërtetimin me fotografi me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse bazuar në amzën e shkollës ku maturanti ka mbaruar shkollën e mesme apo dokument të lëshuar nga arkivi i shtetit, si dhe një kopje të noterizuar të pasaportës ose kartës së identitetit.
Kushtet kur mund të konkurrojnë sërish
kandidatët që kanë mbaruar më 2006–2011
1. Kandidatët e maturës 2006–2011 lejohen të aplikojnë për pranimet në institucionet e arsimit të lartë publik (IALP( bazuar në rezultatet e viteve të mëparshme të maturës nëse:
a) nuk janë shpallur fitues, vërtetuar kjo nga AKP;
b) janë shpallur fitues dhe nuk janë regjistruar, vërtetuar nga AKP-;
c) janë shpallur fitues dhe janë regjistruar gjatë vitit të parë akademik deri më datën 15 shkurt, vërtetuar nga AKP dhe dekanatet përkatëse.
2. Kandidatët nuk lejohen të japin provimet me zgjedhje të detyruar nëse kanë rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tyre janë nën 4.50. Në rast se kandidati e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë/lëndët në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë merren koeficientët e vitit shkollor 2011–2012.
3. Në rastet kur lënda rezultati i së cilës kërkohet të mbartet nuk gjendet në listën e lëndëve me zgjedhje të detyruar të këtij viti, për llogaritjen e pikëve të tyre do të merret koeficienti 1.
Provimet do të bëhen në universitete
Ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e shkuara, provimet e maturës për vitin 2012 nuk do të zhvillohen më pranë shkollave të mesme, por në hapësira më të mëdha pranë universiteteve. Kjo me qëllim shmangien e abuzimeve apo kopjimeve që mund të bëhen në ambientet e shkollave. Për këtë Ministria e Arsimit pritet të nxjerrë edhe një udhëzim të veçantë në lidhje me vendet që do përcaktohen për të dhënë provimet. Tjetër risi e maturës së vitit 2012 është edhe mënyra e korrigjimit të testeve, që do të bëhet në sistem kompjuterik.
Koeficientet
Maturantët para se të listojnë në formularin A-1 dhe A-1Z dy apo tri lëndët që do të japin si provime me zgjedhje, duhet të njihen me koeficientet që do të përcaktohen për llojin e shkollës dhe ato të lëndëve me zgjedhje që aprovohen nga çdo institucion i arsimit të lartë publik. Në udhëzimin e maturës aprovuar nga Ministria e Arsimit përcaktohet se koeficientët për profilet shkollave do të jenë 5, përkatësisht 1, 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4. Po kaq do të jenë edhe koeficientet që do caktohen nga fakultetet për lëndët me zgjedhje sipas programeve studimore në fakultete.