Akuzat e Marti për liderët e UÃK-së, shkrimi i plotë i âThe Guardianâ

Gazeta britanike âThe Guardianâ ka botuar
pjesë të një raporti të Këshillit të Evropës mbi krimin e organizuar, ku thuhet
se âkryeministri i Kosovës është kreu i një grupi shqiptar të tipit mafiaâ,
përgjegjës për kontrabandimin e armëve, drogës dhe organeve njerëzoreâ.
Sipas raportit, âHashim Thaçi është identifikuar si âbosiâ i një rrjeti që
filloi operimin me reket kriminal pas luftës së Kosovës dhe mbajti ndikimin e
tij të fuqishëm mbi qeverisjen e vendit që nga ajo kohëâ.
Raporti i hetimeve dyvjeçare, që citon FBI-në dhe shërbimet tjera të fshehta,
është siguruar nga âThe Guardianâ. Raporti thuhet se përmend Thaçin si një
njeri që në dekadën e fundit ka ushtruar âkontroll të dhunshëmâ mbi tregun e
heroinës.
Figurat nga rrethi i afërt i Thaçit, shkruan gazeta, janë akuzuar se pas
luftës, ânë mënyrë të fshehtë kanë dërguar të burgosur përtej kufirit me
Shqipërinë, ku disa serbë thuhet se janë vrarë për shkak të veshkave të tyre,
të cilat janë shitur në tregun e ziâ.
Hetuesi për të drejtat e njeriut, Dik Marti, që ka hulumtuar rastin, do ta
paraqesë raportin para diplomatëve evropianë të të gjitha 47 vendeve anëtare,
në një takim që mbahet në Paris këtë të enjte.
Raporti sugjeron se âlidhjet e Thaçit me krimin e organizuar datojnë që më
shumë se një dekadë, kur ata që ishin lojalë ndaj grupit të tij të Drenicës, u
bënë fraksion dominues brenda UÃK-sëâ, transmeton âThe Guardianâ, faksimile te faqes se pare te se ciles ju shihni te fotoja.
Në raport thuhet se epërsia e grupit ndaj grupeve të tjera më të vogla në
lëvizjen guerile mundësoi që nga viti 1998, Grupi i Drenicës të marrë
kontrollin ndaj ândërmarrjeve më të paligjshme kriminaleâ, në të cilat ishin të
përfshirë kosovarët në jug të kufirit në Shqipëri.
Ndërsa kritikoheshin masakrat serbe, Marti thotë se komuniteti ndërkombëtar
zgjodhi që tâi injorojë dyshimet për krime lufte të kryera nga UÃK-ja, âduke
vendosur në vend të kësaj çmimin e arritjes së një lloj stabiliteti afat-shkurtërâ,
transmeton në vazhdim âThe Guardianâ.
Ai thotë se "gjatë luftës së Kosovës dhe pothuaj një vit pas, forcat e
Thaçit u hakmorën ndaj serbëve, romëve dhe shqiptarëve, që akuzoheshin se
kishin 'bashkëpunuar' me armikun".
âThe Guardianâ shkruan se Thaçi dhe katër anëtarë të tjerë të Grupit të
Drenicës përmenden në raport se kanë kryer âvrasje, burgime, rrahje dhe
frikësimeâ.
Gjithnjë, sipas âThe Guardianâ, ky fraksion i ashpër i UÃK-së ka pasur fuqi të
konsiderueshme në Qeverinë e Kosovës në dekadën e fundit, edhe me mbështetjen e
fuqive perëndimore, që donin të siguronin stabilitet në shtetin e sapolindur.
Duke cituar raportin e Dik Martit, gazeta âThe Guardianâ shkruan se âish
komandantët e UÃK-së kanë luajtur rol thelbësor në aktivitetet kriminale në
dekadën e funditâ.
âNë raportet konfidenciale që kanë qarkulluar për më shumë se një dekadë
kushtuar luftës ndaj kontrabandimit me drogë, të paktën pesë shtete e kanë
përmendur Hashim Thaçin dhe anëtarët tjerë të Grupit të Drenicës se kanë
ushtruar kontroll të dhunshëm mbi tregun e heroinës dhe narkotikëve tjerëâ,
citon âThe Guardianâ raportin e përpiluar nga Dik Marti.
Marti ka shtuar se âThaçi dhe anëtarët tjerë të Grupit të Drenicës janë
përmendur në vazhdimësi në raportet e shërbimeve të fshehta si âlojtarët
kryesorëâ në strukturat e tipit mafioz të krimit të organizuar.
âUnë i kam ekzaminuar këto raporte të ndryshme voluminoze me tmerr dhe zemërim
moralâ, ka thënë Marti.
âThe Guardianâ shkruan se raporti thekson se âUÃK-ja ka mbajtur kryesisht të
burgosur serbë në një rrjet të fshehtë në 6 objekte të paraburgimit në
Shqipërinë verioreâ.
Grupi i Drenicës i Thaçit âbart përgjegjësi të lartë për të burgosurit âad-hocâ
dhe për fatin e atyre që i kanë mbajtur në burgjeâ, citohen pjesë të raportit
nga âThe Guardianâ.
Gazeta britanike, duke cituar raportin, sqaron se bëhet fjalë për një âgrushtâ
të burgosurish, që thuhet se âjanë transferuar në një burg të improvizuar në
veri të Tiranës, kur janë vrarë për tâiu marrë veshkatâ.
Në raport, sipas gazetës âThe Guardianâ, konstatohet se âkur kirurgët e
transplantimit kanë konfirmuar se janë në pozicion dhe të gatshëm për të
vepruar, të burgosurit janë sjellë në âshtëpinë e sigurtâ veç e veç, për tâu
vrarë menjëherë nga një pjesëtar i armatosur i UÃK-së, ndërsa trupat e tyre
janë transportuar me shpejtësi në klinikëâ.
Marti është kritik ndaj fuqive perëndimore, të cilat kanë ofruar një rol
mbikëqyrës në bërjen e Kosovës shtet, se kanë dështuar që tâi mbajnë
përgjegjëse figurat e larta, përfshirë edhe vetë Thaçin.
Ai ka kritikuar për ângurrim të vullnetit politik nga ana e komunitetit
ndërkombëtar, që në mënyrë efektive tâi ndjekë ish-liderët e UÃK-sëâ.
Dik Marti, sipas gazetës âThe Guardianâ, ka thënë se âshenjat e bashkëpunimit
në mes të klasave kriminale dhe përgjegjësve të zyrave më të larta politike dhe
institucionale, janë të shumta dhe shumë serioze për tâu injoruarâ.
âÃshtë e drejtë fundamentale e qytetarëve të Kosovës që të dinë të vërtetën,
gjithë të vërtetën, dhe po ashtu është kusht i domosdoshëm për ripajtimin në
mes të komuniteteve dhe të ardhmes prosperuese të venditâ, citohet të ketë
thënë Marti.
Nëse raporti miratohet formalisht nga komiteti këtë javë, gjetjet do të shkojnë
në Asamblenë Parlamentare në vitin e ardhshëm, përfundon shkrimin gazeta
britanike âThe Guardianâ.