E Diel, 1 Nëntor 2026

Një 10 vjeçar në tavanin e gjyshes gjen një mumie egjiptase

Dhjetë vjeçari nga Gjermania Alexander Kettler në tavanin e shtëpisë së tij në sandukun e vjetër të gjyshes së tij ka gjetur një mumie, që i përgjan atyre egjiptase.

Ekspertët po hulumtojnë se a bëhet fjalë për mumifikim në stilin egjiptas apo për diçka tjetër.
Fëmija ka gjetur sandukun derisa po hulumtonte nëpër tavanin e shtëpisë së gjyshes së tij në Diepholz në veri të Gjermanisë, përcjell albtime.

Babai i Alexandrit Lutz Wolfgang Kettler ka thënë për “Bild” se babai i tij ka siguruar këtë arkivol derisa ka qenë në udhëtime në vendet afrikane gjatë viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, shkruan albtime.
Kettler thotë se rasti është një mister i llojit të vet.

“Mumia tani është dërguar në hetime të mëtutjeshme në qytetin e Berlinit, ku ekspertët do të bëjnë hulumtimet e mëtejshme./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›