Pritje e ngrohtë për Netanyahun në Kongresin amerikan

“Kërcënimi kanosës bërthamor i Iranit nuk mund të mos-përfillet. Paqartësia mund të çojë në përllogaritje të gabuara, çfarë ne të gjithë po mundohemi ti mënjanojmë”, tha Boehner.
Boehner u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që të jenë të qarta në komunikimet mes tyre dhe në komunikimin me Iranin.
Disa ligjvënës republikanë dhe tre nga kandidatët republikan për president e kanë kritikuar presidentin demokrat, Barack Obama, për mos mbajtjen e një qëndrimi sa duhet të ashpër ndaj Iranit.
Udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Eric Cantor, e ka akuzuar administratën e presidentit Obama për dërgimin e “porosive të përziera”, kur flitet për Izraelin.
Netanyahu u tha gazetarëve se kishte një vizitë të mirë në Washington, përfshirë edhe takimin e tij me presidentin Obama, por duke e theksuar vizitën e tij në Kongresin amerikan.
“Vizita arriti kulminacionin me këtë shfaqje të shkëlqyer të solidaritet këtu në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Mbështetje dypartiake nga Senati në Dhomën e Përfaqësuesve. Ka pasur shprehje të mrekullueshme të mbështetjes që i kemi dëgjuar nga Boehner dhe nga Pelosi”, tha Netanyahu.