Një Audi e priste jashtë/ Arratisja e Ndocit e mirëmenduar: Dua të shkoj në tualet

Pasi është futur në dhomë, i burgosuri i ka kërkuar policit që të shkojë në tualet.
Sapo ka dalë prej andej, Ndoci ka goditur policin dhe është larguar me shpejtësi.
Dyshohet se një automjet tip Audi A7 e priste në parkimin e Spitalit të Durrësit me të cilin është larguar drejt zonës së Spitallës.
Altin Ndoci është i njohur nga organet ligjzbatuese për një sërë ngjarjesh kriminale si: trafik droge, grabitje, plagosje dhe vrasje, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Altin Ndoci akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibej i njohur si Tarzai, xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.
Ndoci u bë i njohur edhe pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të policisë, i cili zbuloi lidhjet e tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë më 2 mars 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.
Ai dyshohet gjithashtu të ketë marrë pjesë në ngjarje ku mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku dhe u plagos Muço, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit shpëtuan.
Pas arratisjes së tij, Policia ka ngritur disa postoblloqe në hyrje-daljet e qytetit të Durrësit dhe në akset kombëtare që lidhen me qytetin bregdetar.