E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Penelope Cruz seksi për filmin e ri

Romë, 22 tetor NOA - Penelope Cruz me lëvizjet e saj tërheqëse gjatë një kërcimi në bordin e një varke, ka paraqitur të gjithë sensualitetin e saj.
Faktikisht, bëhet fjalë për xhirimet e filmit të ri "Ardhja në botë", - pjesa e re Sergio Castellitto që është bazuar në romanin e bashkëshortes së tij, mamanë e katër fëmijëve, Margaret Mazzantini.
Trupa e xhirimeve pas Sarajevës, tashmë është postuar në Romë.
Aktorja fituese e çmimit Oskar është rikthyer sërish në kryeqytetin italian dhe kjo pas përfundimit të xhirimeve të filmit të Woody Allen.
Në Romë, Penelope po përgatitet për të qenë protagonistja e filmit: një "grua me shenjë" e cila pas luftës civile në Bosnje vendosi të shkonte në Romë, e më pas të transferohej në qytetin e saj të origjinës, Sarajevë, së bashku me djalin e saj 16-vjeçar, rol që interpretohet nga Pietro.
r.b/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›