E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një World Press për sarajevasin

Në kuadër të shpërblimit vjetor për fotografitë më të mira botërore në gazetari (World Press Photo), ishte edhe fotografia e fotografit boshnjak, Damir Sagolj. Ajo tregon portretin e liderit verikorean Kima il-Sung në fasadën e një ndërtese në Pyongayang, dhe u shpall më e mira në kategorinë Daily Life Stories.

Fotografia, të cilën Sagolj e shkrepi në tetor të vitit të kaluar, fitoi shpërblimin e parë në kategorinë Rrëfime nga Jeta e Përditshme (Daily Life Stories), si fotografia e më e mirë individuale nga jeta e përditshme.

Ndryshe, si fotoreporter shumëvjeçar i agjencisë Reuters Sagolj ka mbuluar të gjitha ngjarjet e mëdha në Ballkan, Lindje të Mesme dhe në Amerikë. Ai , është i lindur në Sarajevë, ndërkohë që aktualisht është fotografi kryesor i Reuters në Tajlandë.

Rrëfimet dhe reportazhet e gazetarisë Sagolj i ka botuar në shumë gazeta dhe revista, si ‘Time’, ‘Newsweek’, ‘Paris Match’, ‘Life’, ‘Der Stern’, ‘Der Spiegel’, ‘The New York Times’, ‘The Washington Post’. Si fotoreporter i ka mbukuar ngjarjet më të rëndësishme nga vend-luftimet nëpër botë.

Shpërblimi World Press Photo këtë vit iu nda spanjollit Smauel Arandi, për fotografinë e shkrepur gjatë protestave në Jemen kundër presidentit Saleh. Fotografia fituese, që shfaq një grua të mbuluar derisa në duar mban një mashkull të plagosur, është shkrepur më 15 tetor, në spitalin që ndodhej brenda xhamisë në Sanaa. Sipas jurisë, ai arrit të kapte aspekte të shumta të Pranverës Arabe, që vitin e kaluar përfshiu Lindjen e Mesme. Për fotografin e botuar në ‘The New York Times’ Aranda fitoi 10,000 euro shpërblim.

Ky ishte viti i 55’të prej se World Press Photo ndan shpërblimet për fotografitë më të mira botërore në gazetari. Në konkurrencë ishin 101,254 fotografi, ndërkaq në konkurrim morën pjesë 5,247 fotografë nga 124 shtete.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›