Prapë, ‘Artisti’

Filmi “Artisti” fitoi shtatë çmime BAFTA, përfshirë këtu atë për filmin më të mirë dhe për regjisorin më të mirë, ndërkohë që edhe çmimi për aktorin më të mirë mashkull iu nda yllit të filmit, Jean Dujardin.
Përveç për regjinë më të mirë, krijuesi i filmit “Artisti”, Michel Hazanavicius mori edhe çmimin për skenarin më të mirë origjinal.
"Disa njerëz menduan se filmi nuk kishte fare skenar, sepse në të nuk ka asnjë dialog, por ja që britanikët janë shumë më të mençur”, theksoi Hazanavicius derisa po merrte çmimin.
Ndërsa derisa po e merret çmimin për aktorin më të mirë, aktori kryesor i filmit “Artisti”, Jean Dujardin pohoi të jetë “i tronditur”, për shkak se tashmë është pjesë e aktorëve aq të shquar e të talentuar, si Brad Pitt, Gary Oldman, George Clooney dhe Michael Fassbender, të cilët po ashtu ishin të nominuar për këtë çmim.
"Marrja e këtij çmimi nga shteti prej nga vijnë Laurence Oliver, William Webb Ellis dhe Benny Hill është vërtet një nder”, shtoi tutje francezi.
“Artisti” në fakt është një film pa zë që flet për aktorin e këtij zhanri të filmave, George Valentin, karriera e të cilit mbulohet nga e dashura e tij Peppy Miller – që luhet nga gruaja e Hazanavicius, Berenice Bejo - e cila pastaj bëhet një i filmave me zë.
Nga ana tjetër, aktorja Meryl Streep u nderua me çmimin e aktores më të mirë, për portretizimin që ia bëri ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, në filmin “Zonja e Hekurt” (The Iron Lady).
Qëllimi ishte që “të lokalizohej diçka reale, ndodhte e fshehur, por e sinqertë, në jetën e dikujt për të cilën ne të gjithë ka kohë që vendosëm se i dimë të gjitha”, theksoi, mes tjerash, Streep, derisa po e merrte çmimin.
Filmi “Hugo” i regjisorit Martin Scorsese, u nderua me çmimiet për produksion, dizajn dhe zë. Aktorja Octavia Spencer u shpall aktorja më e mirë dytësore, për rolin në dramën “The Help”, ndërsa aktori Christopher Plummer, si aktori më i mirë dytësor, për rolin në filmin “Beginners”.
Filmi më i mirë britanik u shpall trileri “Tinker Tailor Soldier Spy”, i cili pati 11 nominime, vetëm një më pak se “Artisti”. Derisa po merrte çmimin për skenarin më të mirë të adaptuar, regjisori i filmit, suedezi
Peter Straughan, pohoi se ishte i lumtur që “Artisti” nuk bazohej në ndonjë libër. Ai përkujtoi edhe bashkë-shkruesen e skenarit dhe gruan e tij, Bridget O'Connor, e cila vdiq pak para bërjes së filmit.
"Ajo i shkroi të gjitha pjesët e mira, derisa unë bëja kafe. Prandaj, Bridget, të dua, më mungon, dhe kjo çyshtë për ty”, pohoi ai.