E Diel, 1 Nëntor 2026

Një Xhejms Bond i ri në formatin 3D

SHBA- Fimi më i ri i aktorit Daniel Craig, të njohur në role si Xhejms Bond do të shfaqet tashmë në dimensionin 3D. Sipas kritikëve filmi "Quantum Of Solace” nuk ishte aspak emocionues, nuk kishte humor dhe kishte një fjalor që të lodhte. Por sipas tyre edhe pse ai ishte një film që nuk premtone shumë, vetëm fakti që transmetohet në 3D do ta bëjë të duket i madh. Sipas një burimi, filmi i 23-të i Bond është përgatitur brenda një kohe të shkurtër, gjë e cila iu ka dhënë mundësinë të përgatitnin filmin në 3D. Cdo person i përfshirë në projekt është shumë entuziast, pasi ai do marrë ekskluzivitetin e një drejtimi të ri.(m.a/the sun/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›