Tiranë, 4 të rinj në pranga për "prodhim dhe shitje droge"
TIRANë- Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër të rinj pasi u kapën me lëndë narkotike , e dyshuar e llojit kanabis sativa dha kokainë. Arrestimet u bënë në vende të ndryshme të kryeqytetit ndërkohë që mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Fjoralb Gjeloshi, 19 vjeç, nga Lushnja, Endrit Demaj dhe Gentian Dega, përkatësisht 23 dhe 26 vjeç, dhe i riu nga Tropoja, Ardit Ulndreaj. Policia bën të ditur se Demaj e Gega u arrestuan pranë një qendre tregtare në kthesën e Kamzës pasi në automjetin e tyre, tek dera e shoferit, u gjet një qese me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis sativa, si dhe disa doza me pluhur të bardhë, e dyshuar e llojit kokainë. I riu nga Tropoja, Ardit Ulndreaj u arrestua pasi në banesën e tij në Tiranë u sekuestrua rreth 666.4 gram e ambalazhuar,e dyshuar marjuanë. Materialet hetimore në ngarkim të katër të rinjve të arrestuarëve nën akuzën "prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme. (e.n/BalkanWeb)