E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqellarë, motrat lidhen përsëri me zinxhirë

DIBER- News 24 zbulon se motrat e Maqelllarës nga Dibra, Thellenxa dhe Fidane Keshi të cilat mbaheshin prej vitesh të lidhura me zinxhirë nga babai i tyre 60 vjecari Dine Keshi, pas kthimit ne banesë në ditët e para të janarit, po mbahen sërish të lidhura me zinxhirë. Korrespondenti ynë ka siguruar fillimisht foto, të një fakti të tillë, ku pavarisht sensibilizimit nga media dhe reagimit të institucioneve, dy motrat 39 dhe 49 vjece, janë vënë sërish në zinxhirë. Motrat janë kthyer në banesë, ditët e para të janarit, pas kërkesës së bërë nga babai dhe motra me e madhe e tyre në spitalin psikiatrik të Shkodrës ku ishin hospitalizuar. Sipas drejtoreshës së këtij spitali Valdete Hoxha, fillimisht ka qënë motra më e madhe e dy grave e cila ka pyetur për gjendjen shendetësore të Thellenxës dhe Fidanes, dhe pasi ështe siguruar që gjendja e tyre është e mirë, babai ka bërë kërkesën për rikthimin e tyre në banesë dhe në baze të ligjit spitali i Shkodrës ka dhënë “Ok” për dërgimin e tyre në banesë. Ndërkohë mësohet se dy motrat nuk kanë pranuar mjekimin në banesë nga infermierja e fshatit, edhe pse nga komisariati atje pohoet që dy motrat nuk po mbahen të lidhura dhe se situata e tyre po kontrollohet cdo ditë nga inspektori i zonës, në mënyrë që të mos përsëritet dhunimi i të drejtave të njeriut që u zbulua pasi mediat filmuan në banesën e tyre dy motrat të lidhura me zinxhirë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›