OSBE, Bosch: Listat, jo transparente sa duhet
Ambasadori Robert Bosch kërkon që zgjedhjet të plotësojnë standardet ndërkombëtare. Bosch: “Patjetër duhen votime të pakontestueshme. Qytetarët të pajisen me karta”.
TIRANE- Procesi zgjedhor i 28 qershorit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Zhvillimi i tij në përputhje me standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët do të jetë në qendër të vëmendjes së tyre. Deklarata vjen nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, i cili gjatë një prononcimi mediatik ka nënvizuar rëndësinë e madhe që ka për vendin tonë, zhvillimi i zgjedhjeve në përputhje me të gjitha standardet e kërkuara, sidomos kur jemi përballë aplikimit të dërguar në BE për të marrë statusin e vendit kandidat.
Duke nënvizuar se zgjedhjet duhet të jenë gjithmonë të lira e të ndershme, Bosch u shpreh se, “këtë radhë, standardet kanë edhe më shumë rëndësi, pasi ju keni aplikuar për t’u bërë pjesë e BE-së”. “Zgjedhjet e lira janë një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Duhet patjetër të keni zgjedhje të pakontestueshme”, - nënvizoi Bosch gjatë prononcimit të tij mediatik.
Ambasadori i OSBE-së, Bosch ka komentuar edhe listat e kandidatëve për deputetë të shpallura nga partitë politike në sekondën e fundit të afateve ligjore. Sipas tij, listat e kandidateve mund e duhet të ishin më transparente.
“Për sa i përket listave të partive politike, mendoj që deri diku ishin transparente, por mund të bëhej edhe më shumë në këtë drejtim”, - tha Bosch i cili u bëri thirrje qytetarëve të pajisen me karta identiteti.
(s.g/BalkanWeb)