E Diel, 1 Nëntor 2026

Një aeroplan rrëzohet mbi ndërtesa në Virxhinia

Të paktën gjashtë njerëz janë dërguar në spital, ndërsa tre të tjerë konsiderohen të zhdukur, pasi një aeroplan i Marinës amerikane është rrëzuar mbi një ndërtesë banimi në plazhin e Virxhinias, në Virxhini.

Një ndërtesë raportohet të jetë djegur, ndërsa tjetrës i është shkatërruar kulmi.

Të dy pilotët kanë dalë nga aeroplani luftarak F-18 para se ai të rrëzohej.

Kreu i Shërbimeve Mjekësore dhe Emergjente në Plazhin e Virxhinias, Bruce Nedelka, tha se dëshmitarët kishin parë të rridhte karburant nga aeroplani, para se ai të rrëzohej.

Nedelka tha se kjo mbase e ka penguar shpërthimin.

Zona ku është rrëzuar aeroplani është afër bazave ushtarake, përfshirë Stacioni Ajror të Marinës Osheana, ku e kishte bazën edhe aeroplani që u rrëzua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›