E Shtunë, 31 Tetor 2026

20-vjet nga lufta e Bosnjës, koncert para 11541 karrigeve bosh

Në këtë kuadër, qyteti i Sarajevës organizon sot një koncert para 11 541 karrigeve bosh. Organizatorët njoftojnë se ky është numri i qytetarëve boshnjakë të vrarë nga forcat serbe përgjatë luftës vetëm në Sarajeve.

''11 541 karrige të kuqe do të vendosen në 825 rreshta në bulevardin 'Marshalli Tito', arteria kryesore e qendrës së qytetit, rreth 800 metra e gjatë'', tha regjisori Haris Pashoviç, në një konferencë shtypi.

"Këto karrige do të jenë bosh gjatë koncertit, sepse këta njerëz janë penguar të vijnë nga një plumb'', deklaroi ai, duke shtuar se “Këta njerëz janë vrarë pa arsye, vetëm sepse jetonin në këtë qytet, civilët dhe ushtarët. Ata na mungojnë. Mes tyre ka pasur dhe 643 fëmijë''.

Banorët e Sarajevës janë ftuar sot të ndërpresin për një orë çdo aktivitet më 6 prill duke nisur nga ora 12:00 GMT dhe të vendosen në trotuare përkrah karrigeve për të marrë pjesë në koncert./Start/

                                                                                             2012-04-06 11:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›