E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dielën Pashkët, Papa Benedikti celebrime në Vatikan

Besimtarët katolikë në të gjithë botën festojnë në 8 prill, ditën e Pashkëve, një nga festat më të rëndësishme fetare që shënojnë ringjalljen e Krishtit. Kreu i kishës Katolike Papa Benedikti i 16-të ka nisur celebrimet në Vatikan, me përshkrimin e udhës së kryqit, e cila simbolizon ecjen e Jezu Krishtit me kryqin mbi shpinë, në ditën e kryqëzimit. Ati i shenjtë ia dedikoi fjalimin e tij gjatë ceremonisë, familjes, duke u fokusuar në unitetin e saj, duke u shprehur se situata është rënduar nga pasiguria e punës dhe pasojat e tjera të krizës ekonomike. Probleme të tilla, tha ai, mund të dëmtojnë unitetin e familjes. Ai këshilloi besimtarët që shpëtimin nga situata ta gjejnë në rrugëzimin e vështirë të Krishtit. Festimet kulmojnë të dielën, ditë që shënon edhe ringjalljen e Krishtit. Papa Benedikti apeloi për ti bërë ballë krizës ekonomike, që coi në varfëri e mjerim dhe në rritjen e papunësisë në mbarë Europën. Apeli i tij u dha gjatë procesionit të zhvilluar në koloseumin e Romës, duke shenjuar kryqëzimin e Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij, në të premten e mirë. Ati i shenjtë, 85 vjecari me origjinë nga Gjermania, qëndroi para mijëra njerëzve të cilët mbanin qirinj përgjatë marshimit në ``udhën e kryqit``. Papa Benedikti i 16-të, është shfaqur paksa i lodhur gjatë meshës së të premtes, u rikthye javën e kaluar nga një udhëtim në Meksikë dhe në Kubë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›