Një alarm që nuk dëgjohet!

Sipas tij, pengesa kryesore ka qenë mungesë e dialogut politik për të ndërmarrë reformat e duhura.
“Drejtuesit politikë të Shqipërisë nuk janë të përfshirë në dialogun politik, përmes të cilit do të gjendeshin zgjidhje për t'i dhënë fund krizës dhe stanjacionit të gjatë politik. Kjo mungesë dialogu është arsyeja kryesore që Shqipëria nuk po shënon progres. Në të njëjtin konkluzion ka arritur edhe KE, në raportin e tij, të publikuar dje. Se çfarë qëndron pas këtij qëndrimi kokëfortë të dy partive kryesore, nuk mund ta di. Ajo që di është, që partia qeverisëse ka ofruar shumë propozime të cilat janë refuzuar nga partia opozitare dhe po kështu ka bërë së fundmi edhe kreu i opozitës, Edi Rama, por ende nuk ka një dialog politik mes tyte”, theksoi Kukan.
Ai shton se pavarësisht mesazheve të vazhdueshme të dërguara ndaj klasës politike në Shqipëri, ato nuk janë dëgjuar, duke shtuar se momenti i kthesës do të vijë vetëm kur liderët do të kuptojnë përgjegjësinë e madhe që kanë ndaj Shqipërisë.
"Kohët e fundit ka disa zhvillime të reja inkurajuese: opozita është kthyer në parlament dhe ka bërë disa propozime që Parlamenti Evropian i inkurajon. Këto mund të jenë shenja të mira që klima politike në Shqipëri po fillon të ndryshojë. Por ne duam më shumë prova, ne duam të shohim që parlamenti, që është institucioni demokratik për të bërë betejat politike, po funksionon normalisht, që deputetët marrin pjesë në seancat e tij, që secili merr pjesë në votim e kështu me radhë. Duket se në Shqipëri ende nuk janë krejt të sigurt që ky është funksionimi i qëndrueshëm dhe jetëgjatë demokratik i Parlamentit. Ne duam prova që ky lloj funksionimi i Parlamentit të kuptohet. Ka sinjale të mira nga Shqipëria për Evropën, se gjërat po ndryshojnë”, vijoi ai.
Kukan thotë se tashmë Shqipëria humbi edhe një vit. Sipas tij, “progres raporti i ardhshëm do të jetë në Tetor 2012. Natyrisht Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po ndjekin nga shumë afër skenën politike të Shqipërisë. Por vendimi për statusin e vendit kandidat do të vijë pas 12 muajsh. Shqipëria humbi edhe një vit tjetër”.
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle thotë se ka ardhur momenti që të mos shihet më prapa, por të vazhdohet me bashkëpunimin për të përmbushur 12 kriteret e kërkuara. “Tashmë, ndoshta nuk është me e rëndësishme qe te shohim pas, dhe te përpiqemi të shohim çfarë ndodhi dhe përse. Mendoj, se ka ardhur koha qe te shohim drejt se ardhmes. Unë shpresoj qe raporti i progresit, pjesa qe lidhet me Shqipërinë, mund të jetë njëkohësisht edhe një zile alarmi për të zgjuar politikanët atje, por dhe inkurajimi serioz i radhës për politikanet që të kapërcejnë mosbesimin personal, i cili siç duket, nuk lejon qeverinë që nga ana e saj te krijoje kushtet për një proces gjithëpërfshirës evropian dhe opozitën që të luajë rol konstruktiv në atë proces”, theksoi ai për Top-Channel. Dy janë çështjes kryesore, që sipas Fyles, duhen zgjidhur, reforma zgjedhore dhe përmbushja e 12 kritereve.
Të njëjtin apel bashkëpunimi ka lëshuar edhe Stefano Sannino, zv/drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhënie me Jashtë të Komisionit Evropian.
“Nëse ne shohim se ka vullnet të qartë politik, nëse shohim se situata po lëviz qartazi në drejtimin nga treguam vitin e kaluar, dhe dymbëdhjetë prioritetet kyç do të përmbushen e zbatohen, komisioneri nuk e përjashtoi mundësinë që t'i drejtohet Këshillit Evropian në një fazë më të hershme. Mirëpo, do të thosha se gjëja me rëndësi tani është fokusimi te puna që duhet kryer. Mendoj se ky është prioriteti që kushdo në Shqipëri, pozita dhe opozita, të gjitha partitë politike duhet të kenë në mendje, në mënyrë që të sigurojnë se këto kushte plotësohen, se këto prioritete vihen në jetë, dhe atëherë mundësia e vendit për të ecur përpara kthehet në një mundësi reale”, tha ai për DW.
Lidhur me deklaratën e Komisionerit Sefan Fyle, i cili tha se zbatimi i rekomandimeve u pengua prej ngërçit dhe bojkotit politik, Sannino shpreet se, “duhen parë të gjitha aspektet e ndryshme. Bojkoti me siguri bën pjesë këtu. Përmenda tani gjithashtu faktin se ishte e vështirë të arrihej marrëveshje për ta shtyrë agjendën përpara, edhe kjo ishte pjesë e kësaj historie. Pra, çfarë nevojitet tani? Duhet tejkaluar mbetja në bllokim dhe vendnumëro, për të arritur në një situatë ku qeveria (koalicioni qeveritar) dhe opozita të mund të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, të dyja, për të mirën e vendit”. Kjo sipas Sannino-s do të thotë që Shqipëria duhet të punojë në zbatimin e objektivat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, po edhe për dymbëdhjetë prioritetet kyç të përcaktuara vitin e kaluar prej nesh, të cilat kanë qenë objektivi i punës sonë, edhe para zgjedhjeve të majit”. /S.Ll/Start/
2011-10-13 15:58