Raporti i KE, LSI: Edhe mazhoranca duhet të reflektojë

Sipas kësaj partie, raporti duhet lexuar me përgjegjshmëri.
“Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është trill individual por është një konstante e pandryshueshme e lidhur pazgjidhshmërisht me interesat kombëtare të vendit, me interesat evropiane të qytetarëve shqiptare”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.
Në krye të të gjitha reformave-vijoi ai-qëndron reforma zgjedhore. “Është koha, madje kjo do të ishte përgjigjja më e mirë, që Parlamenti në ditën më të parë të dëshmojë vullnetin e palëve për të realizuar reformën zgjedhore dhe për t’i çelur rrugën kështu të gjitha reformave të tjera. Evropa kërkon të sillemi si evropianë”, shtoi zyrtari i lartë i LSI-së.
I pyetur për përgjegjësitë e mazhorancës, Luan Rama, thotë se në këtë rast ka nevojë edhe për reflektim edhe nga qeveria. “Lëvizja Socialiste për Integrim si pjesë evropiane e mazhorancës që po punon për integrimin evropian të vendit ka apeluar dhe vazhdon të apelojë për uljen në tryezën e punës dhe për të filluar nga e para plotësimin e të gjitha kushteve që lidhen me procesin e integrimit evropian të vendit. Ndaj insistoj edhe një herë tek domosdoshmëria e reformës zgjedhore sepse e gjithë polemika, gjithë problematika e jetës politike të vendit lidhen me zgjedhjet dhe buron prej zgjedhjeve”, tha më tej. /S.Ll/Start/
2011-10-13 17:05