OSBE, Zanier: Momenti për të nisur dialogun

Haxhinasto bёri njё pasqyrё tё ecurisё sё procesit tё integrimit evropian tё Shqipёrisё dhe njohu Sekretarin e Pёrgjithshёm me raportin e progresit tё sapo publikuar nga Komisioni Evropian.
Duke pёrsёritur gatishmёrinё e plotё tё Qeverisё sё Shqipёrisё pёr tё pёrmbushur prioritetet e lёna nga ky raport, Haxhinasto u ndal tek domosdoshmёria e pёrfundimit nё kohё tё reformёs elektorale. Ai shprehu qëndrimin e Qeverisё qё reforma tё kryhet nё pёrputhje me rekomandimet e raporteve tё ODIHR-it, tё viteve 2009 dhe 2011 dhe nёnvizoi se ky proces kёrkon angazhimin e tё gjitha forcave politike.
Ambasadori Zannier u shpreh se raporti i progresit duhet konsideruar si njё mundёsi e pёr tё nxitur dialogun politik rreth çёshtjeve qё parashtrohen aty dhe ripёrsёriti gatishmёrinё e OSBE-sё pёr tё mbёshtetur procesin e reformёs zgjedhore nё Shqipёri. Bashkёbiseduesit ndanё tё njёjtim mendim pёr nivelin shumё tё mirё tё marrёdhёnieve mes Shqipёrisё dhe Pranisё sё OSBE-sё nё vendin tonё dhe vlerёsuan rolin e rёndёsishёm tё OSBE-sё, nё mbёshtetje tё prioriteteve tё Qeverisё shqiptare nё procesin e integrimit europian. Ata shprehёn angazhimin për tё vazhduar bashkёpunimin e ngushtё nё fusha tё rёndёsishme prioritare pёr Shqipёrinё, tё cilat i shёrbejnё rritjes sё standardeve tё vendit.
Haxhinasto dhe Zannieri diskutuan mbi zhvillimet e fundit nё Ballkanin Perёndimor dhe Kosovё. Nё kёtё kuadёr, Ministri Haxhinasto pёrshёndeti vendimin e Komisionit Evropian pёr fillimin e dialogut rreth liberalizimit të vizave pёr Kosovёn nё hapёsirёn Shengen. Në fund, Haxhinasto ftoi Sekretarin e Pёrgjithshёm Zannier pёr tё vizituar Shqipёrinё, ftesë që u pranua me kёnaqёsi. /Start/
2011-10-14 08:36