Nje ambasadore e re e kultures sone ne Evrope
Sukses i jashtezakonshem i pianistes Anarita Hitaj ne Aachen te Gjermanise
Anarita Hitaj eshte maturante e shkolles artistike Naim Frasheri Vlore ne klasen e pianos te pedagoges Enkeleda Hitaj. Prej vitesh ajo eshte dalluar e vleresuar nga publiku yne per veprimtarine koncertore por dhe me shume cmime si pjesemarrese e konkurseve kombetare dhe nderkombetare. Si fituese disa here e cmimeve absolute ne festivalet qe organizon cdo vit EPTA-Albania me 2008 ajo meritoi cmimin e madh Lola Gjoka qe i dha privilegjin te perfaqesoje Shqiperine me nje koncert recital ne Konferencen e 3-te Nderkombetare te EPTA-s ne Novi Sad Serbi.
Talenti i saj terhoqi vemendjen e prof. Heribert Koch zv.president i EPTA Gjermanise dy here anetar jurie ne festivalet e EPTA-Albanias ne Shqiperi. Mbeshtetja qe i dha Bashkia e Vlores Anarites dhe motres se saj me te vogel Lajda Hitaj mundesuan masterclasset qe ato kane pasur ne Gjermani me prof. Heribert Koch frytet e te cilave keto tri vitet e fundit jane pasqyruar ne koncertet e suksesshme te motrave Hitaj ne qytetet Dyrrerr Rainbah Bonn Aachen Langeuike.
Por ne koncertin e 4 dhjetorit ne Achen Anarita vjen dhe me nje trofe te ri. Para nje muaji 25-28 tetor si pjesemarrese e Konkursit Nderkombetar Franz Lizst ne Gotamare Itali ajo eshte cilesuar nga kryetari i jurise maestro Leonid Magarius Miglior Finalista finalistja me e mire. Per mua - thote prof. H.Koch - sukses do te perbente dhe vetem hyrja ne fazen e dyte gjysmefinale midis 36 konkurrenteve pjesemarres deri ne moshen 35 vjec. Cilesimi i performances se saj si Miglior Finalista perben nje sukses te madh per 17-vjecaren Anarita.
Suksesi i Anarites ne interpretimin e koncertit te P. I. Cajkovskit i ka hapur horizonte te reja talentit te saj. Mendoj se kemi te bejme me nje ambasadore te re te kultures sone - tha Ambasadori yne zoti Valter Ibrahimi qe ishte i pranishem ne kete koncert. - Anarita do te jete e ftuara jone ne 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise 2012.
Kurse presidentja e Shoqates EPTA-Albania znj. Takuina Adami shprehet Ndihem shume e emocionuar per suksesin e ri te Anarites. Prej 18 vjetesh EPTA-Albania eshte perpjekur te ndihmoje talentet tona ne muzike shume prej te cileve ecin ne veprimtari te suksesshme brenda dhe jashte atdheut por suksesi i Anarites eshte vertet i jashtezakonshem.
Re. Ku.
Dicitura Takuina Adami se bashku me dy motrat Hitaj pas ceremonise se cmimeve ne festivalin Pianisti i Ri 2008.