E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse trapazani i Kazazeve ne Muze

Nje nder objektet e rendesishme qe do te ekspozohet ne pavijonin e etnografise ne Muzeun Historik eshte edhe trapazani i kazazeve. Ky trapazan eshte marre ne banesen e Kazazeve ne Shkoder kur kjo banese u prish. Ne muajin mars te vitit 2011 ky objekt me vlera te rralla artistike dhe kulturore filloi te restaurohej nga nje ekip prej 6 personash me ne krye drejtuesin e projektit Frederik Stamati. Ajo qe po ndodh me kete objekt te etnografise shqiptare eshte nje mrekulli nga ana e pamjes dhe e mirembajtjes se tij

Nje nder objektet e rendesishme qe do te ekspozohet ne pavijonin e etnografise ne Muzeun Historik eshte edhe trapazani i kazazeve. Ky trapazan eshte marre ne banesen e Kazazeve ne Shkoder kur kjo banese u prish. Ne muajin mars te vitit 2011 ky objekt me vlera te rralla artistike dhe kulturore filloi te restaurohej nga nje ekip prej 6 personash me ne krye drejtuesin e projektit Frederik Stamati. Ajo qe po ndodh me kete objekt te etnografise shqiptare eshte nje mrekulli nga ana e pamjes dhe e mirembajtjes se tij por e gjykuar nga e vjetra ai duket shume i ri per te qene dyshekullor. Cfare i ndodh ne kete menyre dilemes A duhet ti restaurojme objektet qe na vine nga e kaluara aq mire sa ai ka qene ne kohen e tij apo duhet lene jo i shkaterruar por qe tregoj ne njefare menyre vitet qe i rendojne mbi supe Megjithekete kjo eshte nje dileme qe varet nga menyra sesi e gjykojne specialistet e fushes. Ne rastin e trapazanit pamjet kane treguar se ai ka qene vertet shume i demtuar dhe ka pasur vertet shume nevoje per nje restaurim te detajuar pasi ne kete menyre ai rrezikonte ekzistencen e tij.

Objekti eshte ruajtur ne fondet etnografike te Institutit te Kultures Popullore derisa para dy-tre vjetesh erdhi ne Muzeun Historik per tu ekspozuar ne pavijonin e etnografise. Eumlshte nje trapazan dyshekullor i perket konkretisht shek. XIX. Ne gdhendje e ne menyren se si eshte organizuar paraqet fare qarte traditen e ndertimit te trapazaneve ne Shkoder. Shume banesa shkodrane kane pasur ne perberje te tyre trapazane i cili eshte nje pjese qe ben ndarjen e ambientit ku rrinin miqte dhe ambientit tjeter ku gatuhej e rrinin grate e femijet. Trapazani eshte shume i bukur por te ketij niveli ndodhen edhe disa trapazane te tjere ne disa banesa te shpallura ne mbrojtje ne Shkoder. Banoret shkodrane thone qe ky trapazan eshte gdhendur ne baze te shkolles se Dibres kjo nuk do te thote qe eshte gdhendur nga dibranet por eshte gdhendur ne baze te stilit dibran nga shkodranet. Influenca e mjeshterve te Dibres eshte perfaqesuar edhe nga mjeshterit shkodrane te cilet kane realizuar kete gdhendje. Trapazane te tille ndodhen ne disa banesa shkodrane sic eshte banesa e Oso Kukes e cili sot eshte Muzeu Historik i Shkodres po keshtu trapazane gjejme edhe ne banesen e familjes Ceka etj.

Gjendja fizike e objektit

Restauruesi Frederik Stamati tregon se si ka qene gjendja e ketij trapazani para se te fillonte puna mbi te. Kur trapazani u mor ne dore per tu restauruar ishte shume i rrenuar. Ishte i demtuar nga nje sere faktoresh ku perfshihen disa demtime mekanike te bera gjate kohes nga nxehtesia derrasa e pishes ka nxjerre ne siperfaqe kollofonin i cili ne kete menyre kishte prishur teresisht te gjithe siperfaqen. Po keshtu objekti kishte pjese te demtuar nga kalbja nga koha nga qendrimi ne dyshemene e baneses ku ishte vendosur nga insektet etj.. Pervec demtimeve ketij trapazani i mungonin dorezat te cilat ishin demtuar dhe me pas ishin zevendesuar me shufra hekuri. Riku Ne na u desh te benim nje pune vertet te madhe te shtrire ne nje hark kohor prej disa muajsh. Kemi punuar gjithsej 6 veta per restaurimin e ketij trapazani. Vjelljet e kollofonit nga brendesia u arriten te largoheshin si dhe papastertite e ndryshme per ta cuar pamjen e objektit ne ate origjinalen qe ka qene dikur. Njekohesisht eshte bere edhe dezinfektimi per te mbrojtur kete trapazan nga sulmi i insekteve jane bere perforcime plotesime.

Puna restauruese

Aktualisht vazhdon akoma puna per te restauruar pjeset e gdhendjeve te demtuara dhe akoma ka edhe nje siperfaqe te vogel qe duhet gdhendur e me pas mbaron puna komplet me kete trapazan. Objekti ka qene i lyer me boje arre dhe gjate restaurimit eshte perdorur perseri kjo boje per tiu afruar ngjyres se saj origjinale. Pasi ky objekt te perfundoje restaurimin dhe te montohet ne pavijonin e etnografise do te lyhet ne menyre perfundimtare. Kjo gje do te behet pasi kuptohet se gjate punes per tu montuar do te kete demtime te vogla si shenja gishterinjsh gervishtje te vogla etj. Ne fund objektit do ti jepet nje dore e dyte boje si dhe do ti jepet edhe nje shtrese dylli i cili do ti jape trapazanit nje ngjyre si kadife. Riku Ne provat qe kemi bere ne dhe ne disa prova qe i kemi cuar deri ne fund fare te gjithe ata qe e kane pare kane shprehur nje entuziazem te vertete. Eumlshte bere krahasimi midis pjeses se restauruar dhe nje pjese te pa restauruar ne kete menyre eshte arritur konkluzioni se puna qe eshte bere eshte vertet per tu admiruar. Po keshtu restaurimi verteton se ky objekt eshte i nje niveli te larte artistik.

Pse trapazani i Kazazeve ne MHK

Banesat e tjera qe kane trapazane te tille ne perberje te tyre jane banesa qe jane shpallur ne mbrojtje nga shteti dhe si te tilla ato nuk duhet ta humbasin rendesine e tyre duke u hequr elementet kryesore. Trapazani i Kazazeve u hoq nga banesa pasi shtepia ne te cilen ndodhej shtepia ishte shembur. Objekti eshte marre nga banesa ne fund te viteve lsquo70. Ne fondin e etnografise ndodhet edhe nje trapazan tjeter por qe nuk eshte i ketij niveli. Rendesia dhe vlera e ketij trapazani eshte me te vertete shume e madhe. Riku Para disa muajsh ne shkuam ne Shkoder dhe me ndihmen qe na dhane dhe punonjesit e muzeut atje ne shkuam ne disa shtepia muzeale te Shkodres per te pare se si jane trapazanet ne keto shtepi ne cfare gjendje jane etj. Kjo gje u be ne menyre qe ne te dinim e ti afroheshim sa me shume origjines se ndertimit te ketyre trapazaneve.

Pjeset e demtuara

Objekti ka pasur disa pjese te demtuara por qe sot nuk i shikon dot pasi ato jane restauruar ne nje menyre fantastike. Restaurimi eshte bere por gjithmone duke iu mbeshtetur vleres origjinale.

Ekspozimi

Objekti do te ekspozohet perballe ne katin e dyte te MHK ne pavijonin e etnografise. Vizitoret e muzeut do te kene mundesi ta dallojne trapazanin nga larg. Riku Une personalisht jam per nje ngarkim te mjedisit ku do te vendoset trapazani me me shume elemente te dhomes shkodrane. Diku anash mund te vendosesh nje dere nje dritare te cilat kane nje gdhendje shume te bukur te kesaj natyre. Kjo do te beje ne njefare menyre nje embelsim te ambientit dhe kompletimin e vertete te dhomes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›