Ekstradimi Shfrytezoi 4 vjet per prostitucion 29-vjecaren ekstradohet nga Gjermania tutori
Nje 31-vjecar ka shfrytezuar per 4 vjet rresht per prostitucion nje vajze 29-vjecare dhe prej vitit 2005 rezultonte ne kerkim nderkombetar. 31-vjecari me origjine nga Semani i Fierit u ekstradua nga Gjermania drejt vendit tone pasi mbi te rendonte akuza e Shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese. Burime zyrtare nga policia thane se i ekstraduari eshte Aleksander Tiko dhe se ky i fundit ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Fierit 1 vit me pare kishte dhene masen e arrestit me burg per shfrytezim prostitutash. Mesohet se i ekstraduari Tiko akuzohet se ka shfrytezuar per prostitucion ne vende te ndryshme te Evropes per 4 vjet nga viti 2005 ne vitin 2009 shtetasen moldave N. P. 29 vjec. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Wiesbaden u be i mundur arrestimi i tij ne fund te muajit tetor ne Gjermani me qellim ekstradimi drejt vendit tone.