Një amerikan që do të promovojë turizmin shqiptar
Quhet Jim Cohee. Është një udhëtar tipik amerikan, me një çantë të rëndë në krahë. Kohët e fundit ka vizituar për herë të parë Shqipërinë. Është kurioz, pyet për çdo detaj, për të kaluarën dhe për të tashmen. Një nga pasionet e tij janë edhe pullat. Kërkon në postë pulla shqiptare për "të vulosur" kartolinat që u dërgon shokëve me pamje nga Shqipëria. Jim Cohee është gazetar. Ai me përshkrimet e tij, me artikujt ku flet për turizmin, mund ta njohë pjesën tjetër të botës me Shqipërinë, për traditat, për zakonet dhe për të gjitha mënyrat e argëtimit që ofron vendi ynë për pushime. Gjatë kohës që ka vizituar vendin tonë, udhëtimin e nisi në jug, më pas në veri dhe për më shumë kohë u ndal në kryeqytet. Jim Cohee është gazetar i njohur, madje influenca e tij mund të arrijë deri aty sa të shtojë numrin e turistëve që do të ndalen këtë vit në jug, në veri apo në të gjithë Shqipërinë e Mesme. Më kishte premtuar se do të më jepte një intervistë, ndërsa unë padashje isha kthyer në udhërrëfyesin e tij nëpër Tiranë.
Teksa kërkojmë pullat për kartolinat, e pyes pse ndodhej në Shqipëri, ç‘përshtypje i kishte lënë udhëtimi, duke e gjykuar në aspektin e turizmit. Biseda të tilla janë gjithmonë interesante për të mësuar më shumë. Ato të japin mundësi të shohësh se ç‘mendojnë turistët për ofertat tona dhe si mund ta bëjmë të gjithë bashkë vendin më tërheqës për të huajt.
"Jemi një grup gazetarësh nga Danimarka, Anglia dhe kemi ardhur për të bërë promovimin e vlerave të turizmit shqiptar. Gazetarët e tjerë që janë me mua, janë më të fokusuar tek ajo çfarë qeveria po bën për zhvillimin e turizmit. Unë punoj për një gazetë të një organizate të ambientit, që quhet "SIERRA" Fokusi im do të jetë më tepër te vlerat e faunës dhe florës shqiptare", tregon gazetari Cohee. Ky e pyesim se kur ka dëgjuar për herë të parë për vendin tonë, thotë: "Atëherë kam qenë student. Miqtë e mi më treguan se ishte një vend komunist dhe i izoluar. Nisur nga kjo, mendoj se gjërat kanë ndryshuar shumë tani. Ekonomia ka rritje dhe kjo ka favorizuar zhvillimin e turizmit, por mendoj se ka gjëra që ende duhet të zhvillohen më shumë këtu".
Grupi i gazetarëve që raporton për turizmin, gjatë udhëtimit ka vizituar Sarandën, Butrintin, Shkodrën, Thethin, Gjirokastrën dhe Tiranën. "Përshtypje të veçantë më ka lënë Butrinti. M‘u duk mjaft interesant, jo vetëm për arkitekturën e mrekullueshme, por edhe për pasuritë e faunës dhe të florës. Kam pasur mundësi të bisedoj me profesor Begon, i cili më tregoi pak për veçantitë e kësaj zone dhe në mënyrë të veçantë për 2 llojet e shpendëve të rrallë që gjenden në këtë park", tregon gazetari.
Kur e pyesim se çfarë mund t‘i tërheqë të huajt të kalojnë pushimet në Shqipëri, apo të ndalen për një vizitë pak më të shkurtër, specialisti i raportimit të turizmit na thotë: "Shqipëria ka burime natyrore, të cilat janë mjaft tërheqëse për turistët e huaj. Interesi do të jetë më i madh, sidomos te të rinjtë apo studentët e huaj që kanë pasion kampingun ose hipizmin nëpër male, si në zonën e Thethit". Sipas analizës së turistëve gazetarë, mundësitë për njerëzit, të cilët janë të tërhequr nga fauna dhe flora, nuk mungojnë. Një vend si Butrinti, që ka një arkitekturë të mahnitshme, burime natyrore dhe antikitet, do të ishte dëshira e çdo udhëtari për ta eksploruar.
Veç udhëtimit, ajo që të gjithë të huajve u bën përshtypje, është edhe dashamirësia e shqiptarëve, sidomos për amerikanët.
"Ju jeni mjaft miqësor, sidomos me amerikanët. Nuk mund ta besoja kur dëgjova që këtu ekziston një rrugë që quhet George W.Bush".
Jim Cohee tregon se nga vizitat e tij në vende të ndryshme, doli në konkluzionin se ne shqiptarët jemi njerëz të shoqërueshëm. Për më tepër, të huajve u pëlqen fakti që ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në raste nevoje. "Përshtypje më lanë njerëzit në Theth, mjaft miqësorë, më ftonin në shtëpitë e tyre për të pirë raki dhe kafe. Ishte mjaft interesante dhe njëkohësisht shumë e vështirë të pije raki në çdo shtëpi që vizitoje", rrëfen Cohee.
Udhëtimet dhe ulja e dollarit
Miqësia shqiptaro-amerikane
Që Shqipëria është një vend pro amerikan, e ka kuptuar gjithë bota, gjatë vizitës së Presidentit të SHBA-së në Shqipëri. Por gazetari i turizmit në këtë pikë shtoi diçka: "Mendoj se amerikanët nuk janë të mirinformuar rreth ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri. Ata nuk dinë shumë për dashurinë e shqiptarëve për të të ofruar dhe raki. Në artikullin tim unë do t‘ua jap mundësinë ta njohin më mirë Shqipërinë dhe shqiptarët".
Kur e pyesim Jim-in nëse do të kthehet në vendin tonë, na rrëfen në një mënyrë të sinqertë dëshirën dhe mundësinë e tij për një udhëtim të dytë. "Nëse do të kisha mundësi do të më pëlqente shumë. E gjithë kjo do të varet nga shpenzimet që do të ketë udhëtimi. Momentalisht dollari amerikan ka rënë shumë në krahasim me euron dhe kjo e vështirëson mundësimin e udhëtimit tim të ardhshëm. Megjithatë do të ishte shumë interesante sikur të vija një herë të dytë".
Këshilla nga të huajt, si të favorizojmë turizmin
Probleme për t‘u rregulluar
Sipas gazetarit, që me shkrimet e tij promovon turizmin në të gjithë botën, Shqipëria ka vende shumë të bukura. Ajo ofron shumë për të huajt nga e gjithë bota dhe historia, traditat, zakonet, bukuritë natyrore, janë tërheqëse për të gjithë ata që duan të udhëtojnë, të njohin vende të reja, njerëz të rinj. "Mendoj se trafiku është një element që duhet të përmirësohet, problemet me elektricitetin duhet të ndryshojnë. Një pikë tjetër e rëndësishme që shqiptarët duhet të ndryshojnë është dhe hedhja e mbeturinave në vendin e duhur", vë në dukje gazetari. Ai është i habitur nga veprime të tilla, por një këndvështrim se cila është arsyeja që shqiptarët e bëjnë këtë, sipas gazetarit, mund të jetë edhe kjo: "Nuk e di pse nuk i hedhin mbeturinat në vendin e duhur, ndoshta sepse nuk ka një sistem të rregullt për koshat e mbeturinave, ose ndoshta sepse nuk janë edukuar për ta bërë këtë. Në fakt, pyes veten, a është Shqipëria e gatshme për t‘u shërbyer turistëve të huaj? Shqipëria duhet të përgatitet për këtë"...