E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta në Shqipëri, kap rekord të ri

Autori i Lajmit: red.
Çmimi i naftës në tregun vendas ka shënuar një rekord historik. Një litër naftë e tipit D2, që ka dhe konsumin më të madh në vend shitet në pikat me pakicë me 160 lekë, kur 4 ditë më parë tregtohej me rreth 153 lekë. Rritje ka shënuar dhe nafta tjetër, ajo e tipit D1, e cilësisë më të lartë. Një litër naftë u shit deri në 165 lekë për litër. Vetëm pak ditë më parë çmimi për naftën D1 në tregun me pakicë ishte rreth 155 lekë për litër. Çmimet e naftës janë rritur nga të gjitha shoqëritë e karburanteve. Tregtarët e kanë justifikuar këtë rritje të fortë të çmimit në tregun e brendshëm me ecurinë e tij në bursat ndërkombëtare. Ata thonë se vazhdojnë të mbajnë të njëjtën norme fitimi prej 6 për qind, ndërsa pjesën tjetër të çmimit ia faturojnë tregut ndërkombëtar dhe taksave. Sipas të dhënave, pjesa e taksave zë gati 40 për qind të çmimit me pakicë, që do të thotë se me një çmim prej 160 lekësh, 64 lekë i shkojnë shteti në formë taksash. Importuesit thonë se tregu mbetet i turbullt. Sipas tyre, aktualisht një litër nafte e tipit D2 po mbërrin në Portin e Durrësit me një çmim prej 145 lekë për litër, ndërsa D1 me 149 lekë për litër, çka paralajmëron për rritje të tjera të çmimit në treg.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›