Një anije japoneze rrëmbehet nga piratët somalezë
Adenit(start)-Një tjetër anije është rrëmbyer në brigjet afrikane. Sërish autorët janë piratët nga Somalia, që duket se e kanë kthyer në një biznes fitimprurës, pasi për lirimin e tyre marrin mijëra euro. Agjencia e lajmeve e Koresë Jugore njofton se në anijen japoneze gjenden 23 marinarë. Nuk bëhen të ditura detaje tjera. Piratët somalezë kanë rrëmbyer më shumë se 30 anije këtë vit duke e bërë lundrimin në Gjirin e Adenit më të rrezikshmin në botë.