E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë,të mërkurën demonstrata

Pesëmbëdhjetë organizata dhe lëvizje të ndryshme joqeveritare kanë paralajmëruar mbajtjen e një demonstrate në Prishtinë, për të kundërshtuar planin 6 pikësh të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon. "Demonstro për Kosovën sovrane dhe të pavarur dhe kundër 6 pikave!", është slogani i kësaj demonstrate, që do të mbahet të mërkurën në mesditë në kryeqytetin e Kosovës. Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj demonstrate është mbrojtja e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe kundërshtimi i çdo iniciative për negociata të reja për statusin e saj.
Organizatorët kanë vlerësuar se 6 pikat e propozuara nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, janë të papranueshme sepse cenojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për këtë demonstratë janë bashkuar, "Çohu", "Vetëvendosja", Rrjeti i Grave, "Fol 08" dhe disa organizata të tjera

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›