Hejnkes: Duel gjigandësh, nuk na tremb “Bernabeu”
MYNIH - Trajneri i Bajernit të Mynihut Jup Hejnkes e ka cilësuar një duel gjigandësh ndeshjen e nesërme kundër Realit.
“Lojtarët e mi nuk do të tremben nga ambienti i Bernabeut, që do të jetë fantastik, por që nuk na frikëson, - deklaroi Hejnkes. – Fitorja në Mynih na jep një avantazh, edhe pse e di shumë mirë që skuadra e Murinjos ka shënuar 150 gola këtë vit. Duhet ta marrim parasysh një gjë të tillë, por edhe ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë potencialin tonë ofensiv. Them se një gol ta bëjmë”, shtoi tekniku gjerman.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)