E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një apel për ëndrrat vorioepirote

Marko Dajti / Sekretar i PPSHR

- Skandali i dhunimit të varreve shqiptare nga segmente të errëta të politikës grekofile, të financuara nga qarqe vorio-epirote, shënoi edhe dekadencën e sistemit gjyqësor në Shqipëri, duke i hapur rrugën forcave antikombëtare të dhunojnë varret shqiptare në çdo cep të vendit. Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar dënon ashpër vendimin “e pavarur” të gjyqësorit të degjeneruar shqiptar, që është një ofendim për gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë edhe ortodoksët shqiptarë të Korçës e Boboshticës. Ne i paralajmërojmë qarqet vorioepiriote greke se loja me eshtrat e të parëve tanë është shumë e rrezikshme dhe ju themi të mos luajnë me zjarrin duke blerë politikanë apo gjyqtarë shqiptarë. Ata janë thjesht vegla të momentit që shumë shpejt do t’i godasë dora e pamëshirshme e popullit. Tradhtia dhe tradhtarët e kanë fundin të paracaktuar. Ju e dini mirë se shumë shqiptarë kanë arritur në majat e perandorive të botës, nga romakët te osmanët, duke përfshirë edhe territoret e Greqisë së sotme. Ju e njihni mirë historinë e arvanitasve dhe suljotëve, të cilët udhëhoqën Greqinë në luftën për pavarësi dhe e drejtojnë atë edhe sot e kësaj dite. Të prekësh varret është mëkat dhe, edhe në mos e pagofshi vetë, do të bjerë mbi kokat e bijve tuaj. Mos kujtoni se ju ka ardhur dita pasi vdiq Enver Hoxha. Ky popull ka prodhuar dhe do të prodhojë vazhdimisht heronj.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›