UEFA thotë faleminderit: Çfarë nate në Tiranë!

Air Albania ka përjetuar një mbrëmje historike, duke shpalosur të gjithë madhështinë e tij në finalen e Conference League, të diskutuar mes Romës dhe Feyenord, fituar nga skuadra italine: 1-0 me golin e Zaniolo. Përtej një ndeshje futbolli, gjithçka e organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ndonëse për herë të parë në një nivel të tillë.
Të kënaqur tifozët, edhe ata të Feyenoord, pavarësisht humbjes, me gjithçka që kanë përjetuar në Tiranë në një ditë-natë të zhurmshme dhe festive. Nuk kanë munguar komplimentet nga emra të njohur, por dhe nga organizmi më i lartë i futbollit europian, UEFA, e cila në një postim në Twiter shkruan: “Çfarë nate në Tiranë! Faleminderit që vutë në skenë finalen e parë të Conference League”.