E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një avion në SHBA bën ulje të detyruar

Boston -Një avion i shoqërisë "Delta Airlines" i linjës Nju Jork-Tel Aviv (Izrael), bëri një ulje të detyruar dje në mbrëmje në Boston, pasi një pasagjer mjaft i zhurmshëm kishte tentuar të hynte në kabinën e pilotit, njoftoi televizioni lokal WHDH. Avioni me numër fluturimi 86 bëri një ulje urgjente në aeroportin e Loganit pak pas ngritjes nga aeroporti John F. Kennedy i Nju Jorkut, pasi një pasagjer izraelit filloi të godiste me forcë derën e kabinës së pilotit, shtoi televizioni. Pasagjeri, Itay Atmor, 22 vjeç, u vu nën kontroll nga pasagjerë të tjerë me ndihmën e anëtarëve të ekuipazhit, shtoi televizioni, pa dhënë hollësi të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›