Ruli: Dyfishim investimesh
Tiranë -Deputeti i Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli gjatë takimeve paraelektrorale në Tepelenë dhe Memaliaj, theksoi se "ballafaqimi me qytetarët është një standard i ri që po vendosim".
“Ne dëshirojmë që sot, tek i afrohemi fundit të mandatit, të ballafaqohemi me qytetarët për t'u thënë se ku jemi në raport me premtimet që kemi bërë kur e morëm këtë mandat. Unë jam krenar se në fundin e tij jo vetëm kemi bërë shumë më tepër se sa në mandatin paraardhës të socialistëve, por them me plot gojën se kemi arritur, në vetëm 4 vjet, shumë më tepër krahasuar me të 8 vitet e qeverisjes së socialistëve”, tha Ruli.
Gjatë këtij takimi, Ruli ka premtuar se në mandatin e dytë qeverisës, do të barazohen pensionet e fshatit me ato të qytetit. Duke u ndalur tek infrastruktura, Ruli vlerësoi se janë në përfundim të gjithë akset kryesore rrugore të vendit. "Qarku Gjirokastër e sheh konkretisht këtë jo vetëm për shkak të rrugës Gjirokastër-Tepelenë që sapo përfundoi, por dhe rrugës që sapo nisi e që do të lidhë Tepelenën me Levanin dhe autostradën që të con në Tiranë. Me mbylljen e tyre nuk do jetë më qarku i largët i jugut, por do jetë ai që do të lidhë për 1 orë Gjirokastrën me Tiranën dhe ku do kalojnë gjithë flukset tregtare, sidomos marrëdhëniet me Turqinë, Greqinë dhe tregjet fqinje”, tha ai.
Ministri Ruli u ndal dhe tek investimet e bëra në Tepelenë dhe Memaliaj, duke vënë theksin në faktin që megjithëse ato janë dyfishuar, “ne nuk duhet të kënaqemi me kaq, sepse ashtu si ishin, ishin shumë pak. E rëndësishme është se ne treguam që dimë të japim më shumë, treguam se dimë të ndajmë më drejtë investimet. Nuk ka patur asnjë qeveri tjetër që të jetë treguar kaq e drejtë në shpërndarjen e fondeve për komunat, pa u nisur aspak nga ngjyrimet politike të kryetarëve të tyre”.