PS: Varfëria është thelluar
Tiranë -Partia Socialiste deklaroi sot se varfëria në vend është 50% më e lartë në zonat rurale se në ato urbane. Në një konferencë për shtyp, nënsekretari për Programin Ervin Bushati, ka publikuar statistikat për varfërinë në disa rrethe të vendit. “Varfëria ne Qarkun Lezhë është 31 %; Në Qarkun Kukës është 37 % dhe në Qarkun Dibër është 41 % mbi mesataren e nivelit te varfërie në vend. Qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur varfërinë në qarqet e harruara prej saj; Nuk ka marrë asnjë masë për të zhdukur diferencat rajonale në nivelin e varfërisë”-tha Bushati.
Ai akuzoi qeverinë, se po shpenzon paratë e shqiptarëve, në një festim-sipas tij-elektoral të pakuptimtë, të dëshpëruar dhe të parakohshëm. “Zhvillimi ekonomik në vend krijohet vetëm në saj të energjisë së pashtershme të biznesit shqiptar që prodhon të mira materiale, pavarësisht gjithë ndërhyrjeve abuzive dhe lidhjeve nepotike të qeverisë”-tha më tej Bushati.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Zëdhënësja Erla Mëhilli tha se deklarimet nga selia rozë, janë seria e re e shpifjeve dhe trillimeve të
zhurmimit dhe nxirjes së çdo lajmi pozitiv për këtë vend.
“Banka Botërore pak ditë më parë njoftoi se mazhoranca nxori nga varfëria mbi 200.000 qytetarë shqiptarë ndërkohë që Bushati u thotë shqiptarëve se varfëria në qarkun e Lezhës është rritur me 31% duke harruar se pikërisht në qarkun e Lezhës, nga Fani gjer në Milot, janë investuar nga kjo Qeveri vetëm në rrugë kombëtare mbi 600 milionë Euro dhe janë punësuar në ndërtimin e tyre, direkt në rrugë dhe objektendihmëse, mbi 4000 qytetarë të këtij qarku i cili sipas Ramës qenka varfëruar me 31%”-theksoi Mëhilli.