Thomas Muller tek Bayern Munich deri në 2015
MYNIH- Gjermani Thomas Müller, shënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i ri i Botërorit 2010, ka zgjatur me dy vjet, deri në 2015, kontratën e tij me Bayern Munich, bëri të ditur të premten klubi bavarez.
I përgatitur tek Bayern Munich, Müller, 20 vjeç, realizoi në 2009-10 një sezon shumë të mirë, ndërkohë që në maj të 2009 luante në divizionin e 3-të.
Mesfushori ofensiv është titullar i padiskutueshëm në klubin e tij dhe në ekipin e Gjermanisë, duke kontribuar me 5 golat e tij për vendin e 3-të në Botëror.
(e.n/ata/BalkanWeb)