Një britanike i lë trashëgimi qeverisë 600 mijë euro!
LONDËR- Një grua, së cilës i është bërë publik vetëm emri, Joan Edwards, i ka lënë trashëgimi 520 mijë sterlina, rreth 600 mijë euro, koalicionit qeveritar të formuar nga konservatorët dhe liberal-demokratët, sipas një raporti për donacionet për partitë për tremujorin e dytë të publikuar sot.
Në lidhje me gruan dihet që nuk kishte asnjë lidhje direkte me politikën, fakt që e bën akoma edhe më të pazakontë gjestin e saj, sepse dëshira e saj e fundit parashikonte që shuma t'i shkonte në trashëgimi ''kujtdo që të ishte në qeverisje''.
Donacioni i pazakontë është ndarë mes dy partive në bazë të humri të deputetëve dhe ministrave, ku konservatorëve të kryeminsitrit David Cameron u shkuan 420 mjë sterlina, ndërsa liberaldemokratëve të zëvendëskryeministrit Nick Clegg rreth 100 mijë.
''Ishte diçka e papritur'', deklaroi një zëdhënës i konservatorëve lidhur me çka konsiderohet donacioni më i madh i tremujorit për dy partitë.
(d.b/BalkanWeb)