Një bronx për Mourinjon: Jam i lumtur, si të ishte ar
Para “Të veçantit” u rendit Pep Guardiola dhe Aleks Ferguson. Megjithatë, portugezi shprehet entuziast për vlerësimin. “Jam tepër i lumtur për këtë mirënjohje. Kam fituar dy herë medaljen e artë dhe një herë të argjendtën. Më mungonte medalja e bronxtë dhe jam i lumtur që e mora”, u shpreh tekniku zikaltër.Më tej ai shtoi: “Ky çmim më bën krenar, sepse pasi pushova së drejtuari, dola fare nga renditja. Guardiola e meritoi vendin e parë, po ashtu edhe Fergusoni, sepse fitoi kampionatin dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve. Unë e pranoj këtë çmim me të njëjtën krenari dhe lumturi si të ishte vendi i parë”.