E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO dërgon mjete në zonat e përmbytura në Shkodër

Rreth 40 mjete të NATO-s po hyjnë nga pika kufitare e Kakavijës në juglindje të vendit, në drejtim të zona të përmbytura. NATO-ja do ta ndihmojë Shqipërinë me mjete për evakuimin e banorëve, si ndihma ushqimore. Mijëra hektarë tokë në zonat e nën Shkodrës, gjenden nën ujë për më shumë se një javë. Ministria e Brendshme bëri të ditur se Italia ka dërguar Helikopter tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa. Sllovenia ka nisur në drejtim të vendit tonë 13 Gjeneratorë (GNR) Austria 8  Gjeneratorë (GNR), Greqia 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetë, 4 makina, se bashku me pajisjet, 2 varka me motor, 7 poma të fuqishme. Italia ka dërgua 12 Autobote, pompa, Varka, Tenda, Gjeneratorë, Ushqime, medikamente dhe veshje. Franca 12 pompa dhe 8 Gjeneratore. Moldavia ka dërguar ushqime dhe medikamente mjekësore.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›