E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një bunker kthehet në restorant

Në Australi, një bunker që ka shërbyer që në vitin 1940, pritet që të kthehet në restorant. Tashmë kanë filluar punimet për këtë plan ambicioz, për ta kthyer bunkerin në restorantin më të vogël në botë, duke qenë se hapësira e tij është e kufizuar. Në rast se do tu bjerë rruga në Australi dhe keni dëshirë që të shkoni tek ky restorant, duhet të keni parasysh se nuk mund të drekoni apo darkoni me më shumë se një person, pasi restoranti ka vetëm një tavolinë me dy vende.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›