E Diel, 1 Nëntor 2026

Mentor Haziri: Prezantimi im pa protokoll në Video Fest

SHKRUAN: Ilda Lumani 14-05-2011 12:19

Fati e deshi që kënga e tij të lançohej në MTV! Pas atij suksesi dhe shpalljes si artisti i vitit në Kosovë, për Mentor Hazirin kohët e mira vijojnë me të njëjtin ritëm. Nesër në mbrëmje ai do të marrë për herë të parë në jetë rolin e prezantuesit në konkursin e famshëm muzikor “Video Fest”, në Prishtinë. Sigurisht që është një eksperiencë e re për të, megjithatë në këtë intervistë për gazetën “Mapo”, Mentori rrëfen se ai ka për të qenë ndryshe nga kushdo moderator. Se si do ta bëj këtë, le ta zbulojmë përmes asaj që ai zbulon për ne!

Mentor, për herë të parë në rolin e një prezantuesi. Si e prisni këtë eksperiencë?

Do të jetë e nxehtë (qesh). Mendoj se është diçka shumë interesante, për arsye se do të ndjehem mirë në mesin e kolegëve dhe artistëve të ndryshëm.

Do të prezantoni kolegët tuaj në skenë, e madje do të anonçoni edhe çmimet për ta. Ju vë pak në siklet kjo gjë dhe ju vjen keq që këtë vit nuk jeni pjesë e konkurrimit?

Mendoj se do jem i privilegjuar që do bëj anonçime dhe prezantime për kolegët, sepse kurorëzohet puna e tyre njëvjeçare e videove. Sa për vete, që nuk jam pjesë, kam vendosur vetë për t’iu ikur dilemave pasi do jem prezantues këtë vit, e mund të ketë edhe keqkuptime! Sido që të jetë video që unë prezentova vitin e kaluar tashmë ka kaluar kufijtë dhe është video simbol që ishte në listën e ngushtë të nominimeve për MTV Aëards. Do shfaqet një dokumentar një minutësh për mua dhe MTV-në gjatë spektaklit!

Çfarë mendon se do të sjellësh në skenë si prezantues?

Do mundohem të sjell së pari Kreativitet, anën time tjetër si prezantues, ngrohtësi dhe t’i bëj artistët dhe audiencën që të ndihen si në studio, si në shtëpi, si në klube, thjesht të ndihen të lirë dhe mos të ketë shumë protokoll (haha)!

A do të performosh si këngëtarë për të përshëndetur spektaklin?

Po patjetër, do ta hap me një pikë muzikore me një këngë legjendare të cilën nuk po e zbuloj tani, kam dhe një duet tjetër poashtu këngë të famshme!

Ju jeni njohur me këngët konkurrente, për ju si artist cilën këngë do të donit të shihnit si fituese?

Nuk kam ide se cila duhet të fitojë për arsye se në përgjithësi është rritur kualiteti i videove dhe kjo mua më bën të lumtur duke pasur parasysh se këtë vit do të kem mysafir miqtë e mi nga MTV Europe netëorks, mysafir për të ndarë çmimin kryesor dhe do kemi se ç’ka t’iu ofrojmë për të anonçuar.

Përsa i përket karrierës suaj muzikore, keni në plan të publikoni diçka së afërmi?

Shumë shpejt një HIT, i cili do të vërshojë të rinjtë, mediat, publikun në përgjithësi dhe fansat...

Vitin e kaluar u përzgjodhët këngëtari i vitit në Kosovë. Sa e ka ndryshuar ky fakt karrierën tuaj, shtoji këtu edhe këngën që ju keni transmetuar në MTV, si i pari grup shqiptar?

Mendoj se ka qenë një vlerësim korrekt dhe më kanë nderuar duke pasur parasysh rrugëtimin tim në skenën ndërkombëtare përmes MTV-së, nominimin në listën e ngushtë për MTV EUROPE MUSIC AËARDS, si dhe përfaqësimin e fushatës së MTV, Exit pas Angelina Jolie dhe Radiohead. Mendoj se mbaj gjerdanin si artisti i parë shqiptar në histori që është lançuar në MTV.

A ka të reja përsa i përket hapësirës suaj krijuese përtej vendeve shqipfolëse?

Pritet këtë vit dhe një ‘boom’ tjetër! (Patjetër do e bëjmë ekskluzive në gazetën tuaj).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›