E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita siriane krijon ne Stamboll nje Keshill per Shpetimin Kombetar

Keshilli perbehet nga 25 anetare kryesisht liberale dhe islamiste si dhe disa opozitare te pavarur. Te rreth 380 delegatet nuk munden te pajtohen deri tani ende nese duhet formuar menjehere nje qeveri ne hije apo nese duhet te pritet nje here se si do te zhvillohen me tej ngjarjet pas kater muajve te rebelimit te vazhdueshem kunder regjimit te pushtetit te Baath-it

Opozita premtoi se dallimet ideologjike nuk duhet te luajne asnje rol ne situaten aktuale. Qellimi me i rendesishem duhet te jete per te rrezuar regjimin e presidentit Assad. Avokati per te drejtat e njeriut Maleh el-Haitham i cili drejtoi konferencen ne Stamboll beri thirrje per bashkatdhetaret e tij te mos e humbasin shansin dhe mundesine qe u ofrohet tani duke argumentuar rreth ceshtjeve te parendesishme.

Bildunterschrift Konferenca ne Stamboll

Ne konference ne Stamboll ishin te perfaqesuara kryesisht figura te opozites siriane te cilet kane jetuar per vite ne mergim. Video-konferenca e propozuar per tu mbajtur me opozitaret e mbledhur paralelisht ne nje takim ne Siri nuk ndodhi. Forcat e sigurimit te shtetit e kishin vene ne shenjester takimin e Damaskut. Siria perjetoi te premten protestat me te medha masive kunder sundimit te Bashar al-Assadit ne te cilat duhet te jene vrare deri ne 40 vete. Sipas opozites gjate muajve te trazirave jane zhdukur me shume se 2.000 vete.

Bildunterschrift

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton e quajti veprimin brutal te forcave siriane te sigurise kunder demonstruesve paqesore si teper shqetesuese. Ne televizionin turk ajo denoni dhunen e cila sipas saj duhet te nderpritet menjehere.

E ardhmja e Sirise - tha Klinton eshte vetem ceshtje e popullit sirian.

Me kete ajo kundershtoi spekulimet se Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet e saj mund te sillen ne menyre te ngjashme si ne rastin e Libise dhe marrin ne konsiderate veprime ushtarake kunder regjimit ne pushtet. Te premten Grupi Nderkombetar i Kontaktit per Libine njohu ne Stamboll Keshillin e Perkohshem Kombetar te rebeleve si organ zyrtar qeverises dhe me autoritetin e qeverise.

SHBA jane te inkurajuara nga ajo qe ben popullin sirian per veten e vet dhe jo nga ajo qe Shtetet e Bashkuara apo nje vend tjeter deshiron. Ata u perpoqen per te formuar nje opozite qe gjen nje menyre - shpresojme ne bashkepunim paqesor me qeverine. - tha Klinton.

Sjellja e lidershipit sirian flet nje gjuhe te ndryshme. Grupet e te Drejtave te njeriut vleresojne se javet e fundit jane arrestuar rreth 14.000 demonstrues.

Autor Reinhard Baumgarten / P. Pani
RedaktorElert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›