E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një burrë shtatzënë! Është bota gati për këtë?

 

Thomas Beatie ka shkaktuar shumë polemika, kur para disa kohësh shpalli se ishte shtatzënë. Fotografia e shtatzënisë së tij, prej disa javësh po bën xhiron e botës. 34-vjeçari ka pozuar dhe është shfaqur në transmetim në një show të suksesshëm në televizion, nga ata më të ndjekurit në Amerikë. Transmetimi mbante titullin: “Është bota gati për këtë?”.

Fotot dhe historia janë mbresëlënëse, por gjithsesi referimi te faktet na jep së paku një vijë logjike në gjetjen e përgjigjes për pyetjen: Si ka mundësi që një burrë të mbetet shtatzënë?

Por Thomas nuk ka qenë gjithmonë burrë. Ai ka ndryshuar seksin 10 vjet më parë. Thomas Beatie, deri para 10 vjetësh ishte një grua dhe quhej Tracy Lagondino. Kuptoi se ishte homoseksuale, kur takoi shoqen që ka dhe tani, Nancy, ndaj dhe vendosi të bënte një ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar seks.

Iu nënshtrua një terapie me bazë testosteroni dhe një operacioni, për të hequr gjoksin. Ia doli mbanë. Prej dhjetë vjetësh është një burrë me të gjitha funksionet e një burri, përfshirë anën seksuale. Dozimi me testosteron e bëri të aftë edhe të kryejë marrëdhënie të zakonshme për një burrë.

Por Tracy, tashmë Thomas, asokohe nuk pranoi të hiqte aparatin riprodhues femëror. Dhe pikërisht aty, 5 muaj më parë, mbolli fëmijën. I cili tani është rreth 3 muajsh. Në fillim ai ka menduar ta mbante sekrete shtatzëninë e pazakontë, kjo dhe për të evituar reagimet negative të njerëzve, por më pas ndërroi mendje: “Nëse gruaja ime Nancy do të mund të kishte fëmijë, nuk do t’i nënshtrohesha gjithë kësaj”,- ka thënë burri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›