E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një çmim nga Rovena Dilo!

Pasi premtoi në një intervistë për gazetën “Mapo” se do të vijë së shpejti me një projekt të ri muzikor, siç është dueti me kolegen dhe mikeshën e saj Eranda Libohova, Rovena Dilo shfaqet me këtë foto nga një spektakël në kryeqytet. Artistja e mirënjohur, që përveç muzikës, dëshmoi mjaft profesionalizëm dhe bëri për vete audiencën e re, në përfaqësimin e saj si një prej tre anëtarëve të jurisë së konkursit “Albania’s got talent”, shfaqet këtë herë si e ftuar speciale në natën e ndarjes së çmimeve në spektaklin “Netët e klipit shqiptar”. Rovena ka dhënë çmimin e Interpretuesit më të mirë mashkull, ndërsa është shfaqur mjaft elegante dhe në formë. Siç kemi mësuar, këngëtarja e hiteve të shumta muzikore, së fundmi ka mbajtur një dietë, çka duket se i ka dhënë frytet e saj. Fotoja që ju sjellim flet më shumë se fjalët!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›