Dr.Flori publikon këngën e re “Çanake”
Ndryshe nga artistët e tjerë, kantautori dhe tekstshkruesi i suksesshëm, Floran Kondi, i mirënjohur si DR. Flori, këngën e re të tij ka vendosur ta prezantojë në festivalin “Netët e klipit shqiptar”! Pikërisht kënga “Çanake”, një ironi ndaj të gjithë atyre që mohojnë muzikën shqiptare, është bërë e njohur për herë të parë në natën finale të këtij spektakli, ndërsa regjia e tij është realizuar nga regjisori Petri Bozo. Dhe siç kishte premtuar, Dr.Flori edhe këtë herë kishte goditur në shenjë, dhe ka sjellë për fansat e tij jo vetëm një këngë ritmike, që premton të kthehet në një hit veror, por edhe një fabul mjaft domethënëse për realitetin shqiptar.