E Diel, 1 Nëntor 2026

"Një dasmë e hatashme" në Gjirokastër

Komedia “Një dasmë e hatashme” do të shfaqet më datë 21 dhe 22 Maj në Teatrin "Zihni Sako" të Gjirokastrës, për të gjithë të apasionuarit. Trupa e aktorëve do të dhurojë një shfaqje të bukur dhe plot të qeshura.

Pas suksesit në disa qytete, regjisori Kiço Londo do të sjellë “Dasmën e hatashme” për dy ditë, në orën 19.00 në Gjirokastër. Trupa e aktorëve me Julian Dedën, Fatma Haxhialiun, Ermira Hysajn, Marjana Kondin, Denisa Demajn dhe Engjëll Hoxhën vë në skenë një ritëm të çmendur, lojë sipërore e kostume të mrekullueshme.

Komedi tipike britanike që përfshin një numër të pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë.

Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave.

Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët. Gjithçka funksionon në fund por jo pa dhimbje.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Valles që i fali jetën, Osman Taka i dha emrin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›