Një deklaratë pa gazetarë shqiptarë dhe pa problem mediatik
Editorial
Mbrëmë u hodh në qarkullim një deklaratë-trakt e mbiquajtur si deklaratë në emër të gazetarëve shqiptarë. Ajo bën fjalë për një sulm kundër kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, këtë radhë me pretendimin se ai është treguar cinik dhe ka poshtëruar vdekjen e një krijuesi të njohur e të suksesshëm të medias shqiptare, Dritan Hoxhës.
Deklarata që është në emër të gazetërave shqiptarë, edhe pse është hartuar nga dy shoqata që ne gazetarët i dimë se sa të vërteta janë, ka ngritur pretendimin se përfshin të gjithë gazetarët shqiptarë. Ky spekulim lë jashtë padyshim gazetarë realisht shqiptarë, se, këta që nxitojnë të shfaqen të tillë, e kanë një problem me këtë identitet. Nga ana tjetër, nga shkruesit e deklaratës tek firmëtarët, ka mijëra metra katrorë që bartin probleme, fakte dramatike, të cilat edhe kur s’do qevëria, i zbardh Perëndia.
Të shpallur njëherësh edhe si juri, shkronjësat apo shkonjesi i deklaratës, ndan karta identiteti për gazetarët të cilët janë shqiptarë, vetëm kur shajnë Sali Berishën.
Po këta gazetarë që nuk e firmosin këtë deklaratë të hartuar me nxitim dhe me papjekuri për zhvillimet e ardhshme, nuk janë shqiptarë?
Për të vetmin shkak që një gazetar nuk është dakord me këtë deklaratë, “Shoqati” i gazetarëve i heq kombësinë dhe nënshtetësinë. Duke qenë se ne jemi të përfshirë në këtë deklaratë në menyrë spekulative, duhet të sqarojmë opinionin publik se gazetarët shqiptarë ndodhen në të katër anët e globit dhe janë një yllësi që bën dritë pa gjeneratorë interesash të ngushta e që penalizojnë realisht lirinë e shtypit.
Kjo deklaratë, më së pari shkel lirinë e shtypit, sepse u imponon gjithë gazetarëve shqiptarë të mendojnë njësoj. Dhe pikërisht marrin përsipër ta bëjnë pronë lirinë e shtypit. Liria e shtypit ka të bëjë vetëm me të vërtetën. Sa më afër saj, me i lirë je.
Për më shumë, deklarata nuk ngre asnjë problem të medias, sepse, edhe e cilësuar ashtu siç është hartuar, teksti jo fort i frymëzuar, ajo shtron një problem të estetikës morale, për të cilën njerëzit janë të lirë të gjykojnë e te veprojnë, siç dinë ata dhe sa ç’jane ata.
Kështu, deklarata e hartuar edhe për mediat vizive, në thelb merret me shtypin e shkruar, kanë ngatërruar lexuesit me telespektatorët. Sigurisht kjo deklaratë do të jetë më jetëshkurtra nga gjithë zezonat e nëmat që i janë lëshuar Sali Berishës.
Më së fundi deklarata përgojon dhe spekulon dhe vazhdon të spekulojë me një mort dhe kjo është vrastare, siç ka qenë vrastar manipulimi dhe përfitimi ndaj të ndjerit dhe të respektuarit, z. Hoxha. Eshte absolutisht një përdorim për interesa thellësisht vetjake në kurriz të të ndjerit kjo deklaratë. Kush ka qetësinë dhe gjakftohtësinë ta bluajë, ta arsyetojë këtë ngjarje të fundit, do t’u vinte fre mllefeve, interesave dhe spekulimeve të liga. Prandaj kjo deklaratë nuk është as e gazetarëve shqiptarë, as ngre problem për median, por është një atentat kundër lirisë së shtypit, lirisë së mendimit dhe së vërtetës.