Dilema e shenjtërimit të Drejtësisë
“Nuk bëjmë dot shtet pa ndërtuar një sistem gjyqësor të pavarur nga politika...”, - thekson vazhdimisht një ish hetues i fillimviteve ’70-ë të diktaturës, i cili e pësoi prej saj vetëm e vetëm për shkak të të atit, që fatkeqësisht u bë dëshmitar për dekada të tëra i dështimit ekonomik të socializmit, teksa përgjigjej para Partisë për importimin e mbi gjysmës së nevojave të ushqimit të popullsisë dhe mbi 80 % të lëndëve të para të industrisë, çka shkatërroi edhe financat e shtetit të kohës, deri në kolapsin ekonomik të dekadës së parafundit të shekullit të kaluar.
“Pavarësi e plotë e pushtetit gjyqësor...”, bërtet një anglishtfolës që harron të citojë parimin “check&balance”, e që dikur shqyhej me thonj me njëfarë “Blete”-ish drejtor Dogane, për “mjaltin” e kontrabandës së duhanit nga Maqedonia, nëpërmjet Liqenit të Pogradecit.
Dhe kësisoj me sebepin e parimeve të liberaldemokracisë u kërkua shenjtërimi i pushtetit të kuqove të Drejtësisë, madje edhe kundër interesave të shtetit dhe shoqërisë, në mbrojtje të privatëve, pavarësisht se janë kontrabandistë apo evazorë fiskalë... Por gjithmonë në mbrojtje të hajdutëve të parave që i takojnë shtetit dhe të mbrojtjes së vjedhjeve të pronave të të dobtëve, të grabitur nga parellinjtë e fortë..., sepse kurrë nuk ndodh e kundërta. Dhe nuk ka si të ndodhë, sa kohë që të gjithë flasin në mënyrën kushtore “duhet...”, athua se janë alienë apo europianë që na japin detyra shtëpie, dhe jo zbatues të ligjit dhe kushtetutës në funksionet që mbulojnë!!?
Në fundgushtin e vitit 1979, vendekspozimet e afisheve të Tiranës ishin mbushur me listat e atëkohshme të të drejtave të studimit të Komitetit Ekzekutiv për fakultetet..., ku të binte në sy lista e Juridikut, që dominohej nga gjashtë arbenë dhe vetëm një boris, pesë nga të cilët ishin fëmijë të anëtarëve të Byrosë Politike, dhe vetëm dy ishin bij të anëtarëve të “thjeshtë”, por ndër më të njohurit, e KQ të PPSH.
Dhe kur ndodhte kjo, bash në kohën që Qoftëlargu i kish kënduar hosanara fshatit socialist: “Sikur të isha njëzet vjeç, në fshat do të shkoja të punoja e të jetoja...”, teksa kish harruar se ku i kish dërguar bijtë e vet dhe të shokëve?!
Dhe unë i shtroja vetes pyetjen, “po përse të gjithë këta barinj dhensh e dhish, karrocierë, shoferë, mjelës dhe sharrëxhinj, e urrejnë kaq shumë fshatin që e do kaq shumë shoku Enver, por i turren Jurisprudencës?
E ku ta kuptoja unë atëkohë se këta i çonin në atë shkollë sakate bijtë e tyre, ngaqë i kishin trusakatë dhe ngaqë brenda 3 vjetësh, pasi mësonin “të Drejtën Kooperativiste dhe të Drejtën e Bashkimeve Profesionale”, si dhe ndoca nene të Kodit Penal, (që nga praktika gjyqësore dëshmohet se nuk e kapnin numrin më të vogël dyshifror), bëheshin prokurorë dhe gjyqtarë që dënonin shqiptarët në mbrojtje të pushtetit të tyre “popullor”, apo që punonin medemek si juristë nëpër ndërmarrjet e Tregtisë së Jashtme.
Dhe janë pikërisht ky takëm kuqosh-juristë, në emër të të cilit sot kërkohet pavarësi absolute e pushtetit gjyqësor, nga kuqo dhe bij të ish nomenklaturës së lartë të PPSH, në emër të gjoja standardeve demokratike.
Janë bash ky takëm injorantësh, inteligjenca, arsyetimi i vendimeve dhe shqipja e të cilëve të bën sot të shqyhesh gazit, që bëjnë lëmsh Drejtësinë e këtij vendi, ligjërojnë padrejtësinë dhe tallin shqiptarët.
Janë bash këta llapushë që flasin për “Kurs Plepash”, (ndonëse aty kanë mbaruar në shumicë ish të diplomuar shkëlqyeshëm në degë tejet të vështira dhe që asokohe cilësoheshin “krenari e dijes dhe e shkencës së universiteteve tona”), e që dëshmojnë padije të thellë në çdo hap.
Këtij takëmi të paditurish, do t’i kujtoja vetëm faktin se, në studion e një avokati të njohur e mendjendritur, (i vetmi shqiptar me titullin “Anëtar i Klubit të Avokatisë së Londrës”), e që i mbron çështjet e klientëve në disa gjuhë të huaja, në Strasburg e gjetkë, ku e kërkojnë emigrantët shqiptarë nëpër botë – kam parë me sytë e mi dhjetëra volume të Kodeve të së Drejtës Civile e të Kodeve të ndryshuara të Procedurave Civile italiane, por edhe të shteteve të tjerë, që i përdorte ky jurist i shquar...
Kjo është edhe arsyeja përse “big dik Avokati”, (jo cari i famshëm holandez i futboll-klubit të Zenitit të St. Petërsburgut, por Big Cari i Avokatisë...”, në një televizion pseudokombëtar, para do netësh na shpalli se “kryeministri mbron vrasësin-Drejtor të Tatimeve, Arben Sefgjini...??!!”.
Dhe këtë marri, pa prova, pa fakte e pa kufomë të të pandehurit “viktimë”, ish kuqoja e deklaroi vetëm e vetëm për të sulmuar kryeministrin, por ndofta edhe për llogari të mafias, së cilës Sefgjini ia ka futur dy këmbët në një këpucë dhe po ia vjel paratë që duhet të derdhë si detyrim ligjor në arkën e shtetit, për të cilin të gjithë betohen se po duan dhe po përpiqen ta bëjnë...
Por fatmirësisht, në sistemin e Drejtësisë ka edhe juristë të përgjegjshëm, që nuk e hanë pretendimin e përfaqësuesve të Mafias se “Sefgjini mund të arratiset për t’i shpëtuar Drejtësisë...” dhe se për këtë arsye masa e sigurisë ndaj tij duhet të jetë “arrest shtëpie”, për çka, me shpresën se kryeministri Berisha do ta hante këtë supë mafiozësh, dhe me ulërimat kundër Sefgjinit, synonin shkarkimin e tij nga detyra e kryetatimorit që i është qepur Mafias që ka bërë e po bën ende evazion fiskal...
Gjithsesi, motivimi i djeshëm i trupës gjyqësore të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për ndryshimin e përkohshëm të masës së sigurisë, nga “arrest shtëpie”, në rikthim për shqyrtim sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda thjesht për faktin se në “gjykimin dhe marrjen e këtij vendimi në adresë të Arben Sefgjinit janë konstatuar shkelje procedurale...”, lë shumë për të dëshiruar. Por sidoqoftë, ky vendim me efekt të përkohshëm, i mundëson të “Prezumuarit i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë”, Arben Sefgjinit, që në krye të detyrës, si nëpunës i ndershëm dhe i pakorruptueshëm, ta rimbushë arkën e shtetit me paratë që banditët e Mafias dhe administratës, kishin planifikuar t’i bënin rrush e kumbulla dhe t’i përdornin për të shtuar pasuritë e paligjshme e për të blerë kuqot e tjerë të korruptuar të Drejtësisë.
Edhe Fatosi i Malësisë së Mallakastrës, na kishte dhënë një intervistë ku fliste kundër Berishës, që e paskësh akuzuar këtë farë trimi “pa prova” dhe paskërka kërkuar dorëheqjen e tij kur ishte kryetar i SHISH!!!
Po çfarë duhet të bënte Berisha për Klosin, që gjithmonë gjendej në vendin e gabuar, nëpër prita të Laçit ku qëllohej për t’u vrarë deputeti Azem Hajdari, apo në pritën ku u rrëmbye më 28 nëntor 2000 shefi i opozitës nga tonton-makutë me maska dhe uniforma shtetërore, e që pretendoi se nuk paskësh pasur asnjëherë informacione se hajdutët e bankave me uniformë, një Komisariat i tërë, do të vrisnin themeluesin e PD, Azem Hajdarin dhe se natën e vrasjes së tij paskësh qenë me shërbim në një katund..., natyrisht për një detyrë shumë të rëndësishme!??
Dhe cili flet pa, ai që është lëvduar publikisht për rrëmbime banditeske të shtetasve të huaj, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare të firmosura nga shteti ynë si palë, vetëm e vetëm me hamendjen se “gjurmoheshin si terroristë të dyshuar”. Po përse nuk na thotë publikisht nëpër mediat e kuqove, Fatos Klosi, se për çfarë mendon ai se u “rrëmbye” Zisua i krisopullove nga SHIK-u, për çka Sefgjini akuzohet sot si “rrëmbyes dhe vrasës...”, pa prova.
Meqenëse Klosi pretendon se SHIK-u i tij “ka pasur prova plot” kundër Sefgjinit, përse Klosi nuk ia ka dhënë ato Prokurorisë së kohës së Sollak-pushtetit të tij në vitin 2003!!?
Më pas, kryeshikasi qesharak pranon se nuk ka pasur materiale për këtë çështje..., pasi ato qënkeshin “djegur në pirgun që u dogj për një muaj të tërë në oborrin e SHIK-ut”...
Hajde kryetar Shërbimi Sekret hajde..., flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, me hamendje, për pirgje që atij i paskërkan thënë se janë djegur dhe ku qenkan shkrumbosur materialet në fjalë, për të cilat vetë ai pranon se nuk i ka parrë kurrë...??!!
Dhe hajde pastaj t’i besosh këtij rabushi përralltar për dijeninë dhe padijenitë që ka deklaruar kur vriteshin dhe thereshin si berra aktivistët dhe drejtuesit e opozitës në kohën kur ky drejtonte Shërbimin Informativ, e kur edhe i kanë kërkuar dorëheqjen..., teksa njerëzit vriteshin rrugëve dhe ky paskësh kërkuar të bënte karrierë të sigurt??!!
Prandaj nuk duhet shenjtëruar sistemi i Drejtësisë, me ç’rast do njerëz të dyshimtë duan të na mbushin mendjen se në demokraci ky sistem nuk duhet të kontrollohet??!! Dhe kjo në kundërshtim me parimin “kontroll reciprok dhe balancë pushtetesh”.
Por kuptohet qëllimi: synohet që kuqot e Drejtësisë së kohës së diktaturës, sot ende zotër dhe uzurpatorë aktualë të këtij sistemi, me hamendje si të Fatos Klosit, të kryejnë sërish hakmarrje politike kundër Arben Sefgjinit dhe çdo skifteri që i kundërvihet Mafias majtiste të kuqove në ekonomi e gjetkë, për të sabotuar kësisoj luftën kundër korrupsionit, trafiqeve e kontrabandës, gjithnjë në përfitim të tyre dhe mafiozeve që ata përfaqësojnë politikisht.
Jo. Sistemi i Drejtësisë duhet reformuar dhe kontrolluar nga Legjislativi, që është trupa e zgjedhur nga populli. Nga Astrit Kola