Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të KiE vizitë parazgjedhore në Shqipëri

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Një delegacion prej pesë anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Simone Billi (Itali, ECPA), do të bëjë një vizitë parazgjedhore në Shqipëri në datat 3-4 prill për të vlerësuar fushatën zgjedhore dhe klimën politike përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në Tiranë, delegacioni do të takohet me Kryetaren e Kuvendit, drejtues dhe përfaqësues të grupeve kryesore parlamentare dhe të partive kryesore politike jashtëparlamentare, si dhe me delegacionin shqiptar në APKE.
Janë planifikuar gjithashtu takime, veçanërisht me kreun dhe zëvendëskryetarin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe me përfaqësues të komunitetit diplomatik, shoqërisë civile dhe medias.
Delegacioni pritet të lëshojë një deklaratë në fund të vizitës.
Një delegacion i plotë prej 20 anëtarësh do të udhëtojë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet e 11 majit.
/r.e//a.f/