E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje delegacion i larte i PSE-se vizite ne Tirane

Bruksel Kryetari i grupit parlamentar socialist ne PE Martin Schultz takohet me liderin e opozites

Opozita socialiste paralajmeron per zhvillimin e skenarit grek ne Shqiperi. Nje dite pas deklarimeve te ish-kryeministrit grek Jorgo Papandreu per mungese transparence nga demokratet e Karamanlist ne pasqyrimin e buxhetit kreu socialist shqiptar Edi Rama i ndodhur ne krah te tij ka pohuar identikisht te njejten akuze per shumicen e Sali Berishes ne vendin tone. Ne jemi te bindur se Shqiperia eshte perpara nje stuhie financiare per te cilen qeveria jo vetem nuk ka bere asgje per ta shmangur por duke e fshehur krizen e ka bere stuhine edhe me te pashmangshme. Jemi ende ne kohe per te ulur efektet e saj por ne rast se kokefortesisht qeveria do te vazhdoje ta mohoje krizen stuhia do te jete shume me e rende dhe fatkeqesisht do ta paguajne ata qe kane me pak dhe te cileve qeveria ju kerkon te paguajne me shume taksa se sa ata qe kane me shume dhe paguajne me pak taksa - tha kreu socialist pas takimit te zhvilluar kryetarin e grupit te majte ne Parlamentin Europian Martin Schultz. Ne diskutuam situaten ne Shqiperi. Diskutuam mbi marredheniet e grupit tone parlamentar me socialistet shqiptare. Koleget e grupit tone do te shkojne ne Shqiperi ne javet qe vijne. Mbeta i kenaqur nga takimi me Edin. Kishim kohe pa u takuar me duket se heren e fundit jemi takuar ne Strasburg - tha Schultz. Ky qendrim ve ne nje linje me ate te adoptuar nga Kongresi i Partise Socialiste Europiane i cili akuzoi te djathtet per krizen financiare. Ne ndryshim nga analizat e bera deri me tani e majta europiane ka gjetur arsyet e saj ne shkaqe politike nder te cilet edhe ai i mungeses se transparences dhe fshehjes se te dhenave si ne rastin grek. Ne fakt Rama ka riperseritur ne prononcimin e tij nevojen per taksen progresive e cila ne kete rast sillet edhe si nje opsion qe do te minimizonte pasojat sociale te krizes ekonomike qe sipas tij po afron furishem. Nderkohe Rama ka bere te ditur edhe faktin se ne bisedat e zhvilluara me europarlamentaret e majte eshte kerkuar edhe ndihma e tyre per reformen parlamentare si dhe per nevojen e monitorimit te procesit te reformave ku eshte perfshire vendi. Biseda kishte te bente me mbeshtetjen qe ne kerkuam nga Parlamenti Europian nga grupi parlamentar socialist per reformen parlamentare per procesin e reformave dhe domosdoshmerish per monitorimin nga afer te Europes dhe Parlamentit Europian te ketij procesi reformash qe duhet te kthehet ne nje proces te implementuar ne menyre te atille qe cfare ka ndodhur ne te shkuares mos te perseritet ne te ardhmen - tha ai. Shultz ka konfirmuar nje vizite te shpejte ne Tirane te europarlamentareve te majte teksa sekretari i Internacionales Socialiste Luis Ajala ka nenvizuar nevojen per te mbajtur kursin e nisur per vijimin e te cilit dyshimet sa vijne e shtohen. Mendoj se eshte kyce per Shqiperine per te gjitha institucionet e saj qe te ecet perpara me kete axhende sepse sic e thashe Europa nuk mund tia lejoje vetes Shqiperia nuk mund tia lejoje vetes dhe jane shqiptaret ata qe do te vuanin pasojat nese keta politikane nuk jane ne gjendje per te cuar perpara kete axhende ndryshimesh -tha Ajala.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›