E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri tremb Becin për kushtet e Ramës për TVSHNga Antena brenda familjesSandri u mërzit dje nga vendimi i PS për të mos shkuar në Kuvend pa disa garanci. Donte të merrte dhe doktorin në telefon, po ishte gjithmonë me njerëz dhe e kishte të vështirë,

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri tremb Becin për kushtet e Ramës për TVSHNga Antena brenda familjes

Sandri u mërzit dje nga vendimi i PS për të mos shkuar në Kuvend pa disa garanci. Donte të merrte dhe doktorin në telefon, po ishte gjithmonë me njerëz dhe e kishte të vështirë, pasi mund të mos ia hapte dhe ngelej keq, ngaqë ishte kjo punë e ministrave nëpër këmbë. Njeriu më i përshtatshëm iu duk Petrit Beci, drejtor i TVSH.

- E, Beco, ça bën? ǒka ky Ed Rama me ty mor burrë? Çfarë b…q…! Ka vënë kusht të ketë balancë në Këshill dhe të ndërrohen drejtuesit që kanë keqpërdorur TVSH gjatë zgjedhjeve dhe para saj.

- Po ç’ka me mua ai mo? Unë e kam mik. Po unë i mora leje dhe kur erdha mo. Vërtet e ka bërë këtë? Po ç’ka me mua mo? Unë me atë jam, po një copë bukë do ta ha dhe unë. Vërtet e ka bërë apo tallesh…?

- Po mo po, vërtet, një nga kushtet e PS je dhe ti më duket.

- Po ç’ka me mua mo? Unë me atë jam. Pse mo, unë kam faj që më ka sjellë Kopanin këtu? Po pse s’heqin atë mo, po e kanë me mua, ç’kanë me mua një herë, ç’u bëra unë? Ça më ke thënë ti, kam bërë. Mirë mo, unë iki, s’ka problem, po ç’ka me mua, s’e kuptoj…

- Ja mo, që jep atë Cecën gjithmonë që shan Ramën.

- Po ç’të bëj unë mo, ç’ka me mua? Po ai e ka kushërirë atë mo, pse s’i flet asaj, po me flet mua?

- Kë ka kushërirë mo?

- Po atë që i thua Ceca ti, atë Erlën. E ka kushërirë, e di shumë mirë, se ma ka sjellë mua një herë për punë në fillim. Më tha: “Po e hoqën nga ministria, ma merr pak, se e kam kushërirë.”

- Ou, qenka e fortë kjo, s’e dika doktori. Ndaj i lexon serbes deklaratat kundër Ramës, se e paska kushëri.

- Po, dhe Petrit Vasilin kushëri e ka mo. ǒka me mua ai, pse s’merret me kushërinjtë e vet?

- Nuk e di Beco, bëhu gati të vish prapë aty në prapavijë te Klani, merru me këto magazinat, se më janë bërë rrëmujë.

- Po mirë mo, vij unë ku të duash ti. Unë e kam bërë dhe atë punë nga këtu. Po ç’ka me mua ai, se unë me atë jam? Pak të tjerë ka këtu që i kanë sjellë këta të PD mo burrë, ç’ka me mua ai?

- Hajt o burrë, mos e rruaj, se bëj shaka unë. Nuk të lëshoj unë ty. Kam fol dhe me doktorin, më tha: “Becin e kemi dorë të fortë.”

- Po mo, unë po punoj 24 orë, çfarë doni, ua kam dhënë. Të kam dhënë gjithë arkivin e TVSH mo burrë. Të vijë një kontroll, më kalbi në burg. Ça ke dash, t’i ka dhënë Beci të gjitha. I kam thënë Arkivit, bëni një kopje të plotë të gjithë Arkivit dhe t’ia bëjmë dhuratë Fevziut për ditëlindje. Se harrova të të pyes, kur e ka ditëlindjen ai?

- S’e di vallahi, se ai e ndryshon, e ka zakon që e bën kur vjen ndonjë njeri i rëndësishëm në Shqipëri, se do ta ftojë në shtëpi. Sa herë ikën jashtë pa më thënë gjë, më thotë, isha në Romë, për shembull, se kisha ditëlindjen, po më tha Berluskoni: “S’vij dot në Tiranë, eja të festojmë në Romë.” Kështu ma bëri dhe një herë kur ishte në Paris, më tha që kishte ftuar Karla Brunin dhe i ishte dukur femër shumë e vetmuar. Kështu që kot lodhesh, ti bjeri një ditë dhe e cakton vetë ditëlindjen Fevzo.

- Patjetër do t’i sjell, kur të thuash ti. Po ça kushtesh të tjera ka vënë ky Rama?

- Jo mo, ky yti është i rëndë, që na prish punë. Pastaj se ç’do të hetojë zgjedhjet dhe këta kriminelët. Me ata s’kemi punë ne. I thashë doktorit, nxirr atë Cecën të thotë që ai do të pengojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Më tha në fakt se mos e teprojmë dhe tremben njerëzit. Njerëzit e atij do tremben, i thashë. Ne, njerëzit tanë i kemi me pasaportë shërbimi, dalin jashtë, kur të duan, as e rrujmë fare për atë.

- Mirë mo burrë, mirë. Po me mua ç’ka, se unë me atë jam? E ç’më gjeti me këta njerëz, nuk u kënaqën kurrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›