E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon operacioni i shpëtimit në Turqi

Ekipet e shpëtimit po e vazhdojnë kërkimin në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti me intensitet 7.2 shkallë të Rihterit që goditi pjesët lindore të Turqisë, për të gjetur persona që eventualisht ende janë të gjallë.

Raportohet se deri tani janë zbuluar 366 kufoma dhe për mijëra njerëz tjerë, që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Mijëra njerëz e kanë kaluar natën pa strehë, në temperatura shumë të ulët, për shkak të frikës se mund të ndodhin tërmete të tjera në provincën Van, që është e banuar me popullatë shumicë kurde.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, gjatë ditëve të ardhshme mund të bie edhe borë.

Ekipet e shpëtimit po ashtu e kanë vazhduar punën në gjetjen e trupave të pajetën nga gërmadhat në Van dhe në Erkis, duke punuar me ndihmën e dritës së prodhuar nga gjeneratorët, pasi nuk ka rrymë.

Ministri i Brendshëm, Idriz Naim Sahin, tha se është konfirmuar vdekja e së paku 366 personave.

Ministri Sahin, po ashtu, ka theksuar se duket se dëmet më të mëdha kanë ndodhur në Erkis, ku afro 80 ndërtesa shumëkatëshe janë shkatërruar.

Ai tha se mendohet se banorët janë zënë nën gërmadha të afro 40 ndërtesave.

Ata që janë nxjerrë nga gërmadhat, tregojnë se shumë njerëz ende gjenden të bllokuar në ndërtesat e shkatërruara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›