E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje dite me berberin e burgut te Fushe Krujes dhe krijuesin e punimeve artizanale

Në afërsi të këtij lokali më 5 dhjetor 2007 vëllezërit Buci nga fshati qendër Lurë të Dibrës, ekzekutuan motrën e tyre Nazifen dhe të dashurin e saj, komshiun Granit Gjoçaj…për këtë vrasje, u arrestuan 3 vëllezërit Selman, Urim dhe Ylli Buci…ku në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata I dënoi dy vëllezërit Urim dhe Ylli Buci për vrasjen e dyfsihtë të motrës dhe të dashurit të saj…Kjo vrasje për vëllezërit Buci është kryer për të ruajtur nderin dhe moralin e familjes…

Pas 6 vitesh nga vrasja, vëllezërit Buci vuajnë dënimin brenda këtyre mureve të burgut të Fushë Krujës…Edhe pas kaq vitesh, ata nuk pranojnë të flasin dhe të japin detaje për vrasjen e së motrës dhe të dashurit të saj, duke besuar se nderin e familjes e kishin vendosur në vend.
Por, si e kalojnë kohën e lirë dy vëllezërit, brenda mureve të burgut…Urim Buci njihet nga të gjithë të dënurit për punimet artizanale.

Të gjitha këto punime janë bërë nga Urimi, që 4 orë në ditë I kushton këtij profesioni të mësuar brenda burgut.

Për nder të 100 vjetorit të pavarësisë dhe ekzpozitat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Urim Buci ka fituar disa çmime, për të cilat I kujton me mburrje.
Ndërsa i vëllai i vogël, i cilië është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e motrës, Ylli është berberi i vetëm i burgut. Ambienti i është përshtatur nga drejtoria e këtij institucioni së bashku me pajisjet. Ai punon prej 5 vitesh si berber, profesion të cilin e ka mësuar në burg. Për këtë punë, Ylli ka disa përfitime përveç kohës që kalon duke takuar të gjithë të dënuarit.
Ndihet e kqnaqur me punën që bënë, që sipas tij, i ndihmon për të kaluar më shpejt dhe pa u ndjer vitet e burgut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›